Twitter Facebook Youtube

Takimi i Këshillit drejtues ndërinstitucional për mbikëqyrje dhe bashkërendimin në zbatimini e Strategjisë për integrimin e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjpitian

21.02.201409:01

Më 21 Shkurt është mbajtur  takimi i rregullt i Këshillit drejtues ndërinstitucional për mbikëqyrje dhe bashkërendimin në zbatimini e Strategjisë për integrimin e komuniteteve  romë,  ashkalinj dhe egjpitian për vitet 2009 -2015.

Temë  kryesore e takimit ishte zbatueshmëria  e  Strategjisë dhe Planit të veprimit për vitin 2013, me ç’rast është  paraqitur  korniza e prioritetve  për zbatimin Strategjisë së komuniteteve romë, ashkalinj  dhe egjiptian. Gjithashtu, është paraqitur  raporti "Vlerësimi  lokal i gjendjes së komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjptian  në komunat e zgjedhura në Kosovë "

Sa i përket raportit "Vlerësimet lokale", ministrja Çitaku, kryesuese  e Komitetit ndër-institucional tha se që nga miratimi i Planit të Veprimit dhe Strategjisë për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkalinj  dhe Egjiptian  (2009 -2015) në 2009, Qeveria e Kosovës  ka përgatitur  raporte të progresit në  zbatimin e Strategjisë për integrimin e komuniteteve të lartpërmendura, në bazë të të dhënave të marra nga institucionet në nivel qendror.

Megjithatë, pasi u konkludua se është e nevojshme përfshirja e drejtpërdrejtë e komunave me qëllim të përmirësimit të zbatimit të Strategjisë dhe të Planit të veprimit për integrimin e komuniteteve romë, ashkalinj  dhe egjiptian, Ministria e Integrimeve Evropiane ka ndërmarrë iniciativa konkrete për të vlerësuar gjendjen e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptian në 15 komuna të përzgjedhura në Kosovë, të cilat mbulojnë rreth 90% të pranisë së këtyre komuniteteve në Kosovë.

Meqë  drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve Srdjan Popovic i cili është anëtar i rregullt i Këshillit drejtues  ndërinstitucional nuk kishte mundësi të merrte pjesë në takim, Zyra u përfaqësua nga Ljubica Jankovic, e cili në fjalën e saj  vuri në dukje përkushtimin e ZÇK –së për integrimin e komunitetve romë, ashkalinj dhe egjiptian përmes investimeve në fusha të ndryshme me qëllim të  zhvillimit dhe  të  përparimit të tyre. "Përveç programeve dhe aktiviteteve të rregullta, edhe në këtë vit ne do të vazhdojmë  të japim  bursa për komunitetet jo-shumicë për të studiuar në Universitetin  amerikan, dhe kemi në plan për të krijuar një fond për bursa të destinuara për nxënësit e shkollave të mesme, dhe në këtë mënyrë të ngrisim vetëdijen  lidhur  me rëndësinë e arsimit.

Gjithashtu do të ndajmë  mjete për zhvillim ekonomik dhe për  të filluar biznese  të vogëla, sepse besojmë se investimi  në këtë fushë është më i  rëndësishmi  për  zhvillim të  qëndrueshëm" tha Ljubica Jankovic  duke folur para të  pranishmëve.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com