Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve vizitoi Komunën e Vushtrrisë
10.03.201410:13

Në kuadër të vizitave në komuna, Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve z. Srdjan Popovic dhe Zëvendëskryeministri/Ministri i ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic u takuan me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z.Bajram Mulaku.
Qëllimi i vizitës ishte situata aktuale në Vushtrri, si dhe projektet që do të mund të realizoheshin për të përmirësuar kushtet e jetesës së komuniteteve në këtë komunë.
Z. Popovic theksoi se bashkëpunimi i deri tanishëm ndërmjet Zyrës për Çështje të Komuniteteve dhe Komunës së Vushtrrsë ka qenë në nivel të kënaqshëm dhe ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.