Twitter Facebook Youtube

U nënshkrua dokumenti i bashkëpunimit ndërmjet ZÇK-së dhe MKK-së

14.03.201411:23

Në ndërtesën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim me daten 14 mars 2014 u organizua një konferencë për media dhe me këtë rast u nënshkrua dokumenti i bashkëpunimit ndërmjet Zyrës për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit (ZÇK) dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim (MKK).

Në hapje të kësaj konference, Shefi i Kabinetit të ministrit Jevtic, Srecko Bogajcevic, i njoftoi mediat e pranishme lidhur me nismën për të nxjerrë një dokument zyrtar që përcakton bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet dy institucioneve, gjë që do të kontribuojë për komunikim më të mirë dhe për një zgjidhje më cilësore dhe më të shpejtë të problemeve me të cilat përballen komunitetet jo-shumicë në Kosovë.

Dokumenti u nënshkrua nga ministri i MKK, Dalibor Jevtic dhe Srdjan Popovic, drejtor i ZÇK-së, i cili në fjalën e tij para medieve theksoi gjithashtu rëndësinë e nënshkrimit të dokumentit të bashkëpunit dhe tha se ky është fillimi i përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, dhe se ky është një shembull i praktikës së mirë të koordinimit të punës së institucioneve me mandate të ngjashme dhe me grupe të njëta synuese.

Duke marrë parasaysh mandatin i Zyrës për të monitoruar dhe koordinuar punën e institucioneve qeveritare që merren me çështjet e komuniteteve, por edhe në përputhje me gjendjen në terren, vitin e kaluar ne kemi inicuar, së bashku me OSBE-në një projekt i cili ka pasur për qëllim avancimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të cilat merren me çështjet e komuniteteve (Ministria për Komunitete dhe Kthim, Këshilli Konsultativ për Komunitete, Ministria e Pushtetit Lokal dhe Zyra për Çështje të Komuniteteve) deklaroi Popovic dhe ftoi institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të ofruar përkrahje. në zbatimin e projekteve të planifikuara që janë me prioritet për jetën dhe ekzistencën e komuniteteve dhe për integrimin e plotë të tyre në shoqëri.

Në përputhje me këtë, dy institucionet tona, në bazë të nevojave dhe të sfidave me të cilat përballen komunitetet, kanë hartuar një dokument të përbashkët për bashkëpunim, i cili përmban fusha të ndryshme të punës dhe projekte e aktivitetete konkrete. Siç e përmenda, ka shumë probleme me të cilat ballafaqohen komunitetet, duke filluar nga sigurimi i kushteve elementare të jetesës dhe pamundësia për të realizuar plotësisht të drejtat që u janë të garantuara me ligj. Unë konsideroj që ky dokument i përbashkët është vetëm fillimi i avancimit bashkëpunimit tonë, dhe se do të jetë një shembull i praktikës së mirë të koordinimit të punës së institucioneve me mandate të ngjashme dhe me grupe të njëta synuese, tha z. Popovic.

Ministri Jevtic në fjalën e tij theksoi vështirësitë shumta me të cilat përballen sot komunitetet në jetën e përditshme, në radhë të parë të natyrës ekonomike, andaj ky dokument që specifikon mënyrat e mbështetjes për komunitetet në Kosovë ka rëndësi të madhe me qëllim të shfrytëzimint më efikas të fondeve në mënyrë që projektet mos të dyfishohen dhe kështu mjetet të mos shpenzohen me më pak efikasitet.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com