Twitter Facebook Youtube

Vizita e Ambasadorit të Britanisë së Madhe dhe Ambasadorit të Norvegjisë në Zyrën për Çështje të Komuniteteve

19.03.201410:47

Më 17 mars, Zyra për Çështje të Komuniteteve u vizitua nga ambasadori norvegjez, Shkëlqesia e Tij Jan Braathu  dhe ambasadori britanik, Shkëlqesia e Tij Ian Cliff. Qëllimi i vizitës së tyre ishte vlerësimi i bashkëpunimit të deritashëm ndërmjet dy ambasadave dhe kësaj zyre, si dhe planet e ardhshme për vazhdimin e bashkëpunimit.

Zyra deri më tani ka pasur bashkëpunim të suksesshëm me këto ambasada që rezultoi në realizmin e disa projekteve të cilat kanë kontribuar në stabilizimin e komuniteteve dhe përmirësimin e të drejtave të tyre.

Gjithashtu, në takim u pajtuan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Drejtori i Zyrës, Srdjan Popovic me këtë rast theksoi se mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është shumë e rëndësishme për të punuar në përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve dhe se Zyra pret vazhdimin e mbështetjes së tyre në të ardhmen. 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com