Twitter Facebook Youtube

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për realizim projektesh

23.03.201017:14

Prishtinë, 23 mars 2010


Të martën, me datë 23 mars 2010, në Komunën e Graçanicës u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Komunës së Graçanicës, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit. Memorandumi u nënshkrua nga Kryetari i Komunës së Graçanicës, z. Bojan Stojanović, Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, z. Srdjan Sentić, ndërsa në emër të ministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim nënshkroi Sekretarja e Përhershme e kësaj ministrie  znj. Zana Kotorri.

Po në këtë datë u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e tri projekteve të cilat janë vazhdimësi e 77 projekteve tjera, të planifikuara për t’u kryer gjatë vitit në vijim, të cilat  janë pjesë e planit aksionar-infrastruktural, të miratuar në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Graçanicës.

Nënshkruesit e memorandumit ranë dakord që të financohen këto projekte të planifikuara:

1.    Ndërtimi i ndriçimit publik Graçanicë- Llapnasellë, me vlerë të përafërt 66 mijë euro;
2.    Ndërtimi i fushës së tenisit në Graçanicë, me vlerë 110 mijë euro;
3.    Ndërtimi i trotuareve me ndriçime Dobrotin- Gushtericë e Ulët me vlerë 96 mijë euro.

 Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka një vlerë të madhe, pasi nënshkruesit e saj do të rrisin bashkëpunimin në çështjen e zgjidhjes së problemeve të shumta të banorëve të kësaj komune, por gjithashtu do të mbështeten edhe nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim për ndryshime në të ardhmen dhe projektet prioritare në komunën e Graçanicës.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com