Projekt për avancimin e arsimit
Kryetari i komunës së Graçanicës Branimir Stojanovic dhe drejtori i Zyrës për Çështje të komuniteteve të Qeverisë së Kosovës Srdjan Popovic, sot nënshkruan memorandume për rikonstruktimin e fushës sportive në oborrin e shkollës "Kralj Milutin" dhe për "pajimin e kabineteve shkollore me pajisjeve të TI."
Drejtori i Zyrës për Komunitete Srdjan Popovic tha se nënshkrimi i Memorandumit është vazhdim i bashkëpunimit me komunën.
"Me nënshkrimin e marrëveshjeve u ndihmojmë para së gjithash të rinjve. Do ti pajisim kabinetet e informatikës në mënyrë që fëmijët tanë të kenë kushte më të mira për arsim dhe do ta rirregullojmë oborrin e shkollës "Kralj Milutin" në Graçanicë. Do ta orientojmë energjinë ashtu që komuna të zhvillohet në mënyrë të barabartë , jo vetëm në aspektin e infrastrukturës, por ne do të investojmë në arsim, në kulturë, si dhe në zhvillimin ekonomik, " theksoi Popovic.
Kryetari Branimir Stojanovic theksoi se ky është fillimi i një pune të përbashkët për krijimin e kushteve më të mira në arsim .
Është shumë e rëndësishme të përmirësojmë kushtet në shkolla. Pajisjet kompjuterike do të blihen për shkollat fillore në Graçanicë, Llapna Sellë , Gushtericë të Poshtme, Lepinë dhe në Uglar. Përveç kompjuterëve do të ndahen edhe nga dy tabela interaktive për secilën shkollë, nga të cilat do të ketë dobi të madhe për shkollim.
Një tjetër projekt që ne kemi nënshkruar është rikonstruktimi dhe përplotësimi I elementeve të caktuara të fushës sportive në shkollën fillore, "Kralj Milutin" në Graçanicë ", tha Stojanovic
Vlera e projekteve të nënshkruara është 60 mijë euro.