Twitter Facebook Youtube

ËSHTË MBAJTUR KONFERENCA E DONATORËVE PËR MBËSHTETJEN E PROJEKTEVE PËR KOMUNITETIN JOSHUMICË

04.04.201410:52

Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit (ZÇK)dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK), sot organizuan një konferencë donatorësh në ndërtesën e UNDP-së në Prishtinë, ku u paraqit dokumenti zyrtar i cili përcakton bashkëpunimin e ardhshëm në mes të dy institucioneve. Me praninë e Ambasadorit të Britanisë së Madhe dhe Ambasadorit të Norvegjisë, të cilët kanë mbështetur këtë dokument, në konferencë morën pjesë shumë përfaqësues të Ambasadave dhe të organizatave ndërkombëtare në Kosovë që punojnë drejtpërdrejt ose indirekt me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe Zyrën për Çështje të Komuniteteve.

Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Srdjan Popovic, theksoi rëndësinë e këtij dokumenti i cili përcakton në mënyrë të qartë projektet me implementimin e të cilëve do të mbështetet drejtpërdrejt stabilizimi i komuniteteve në si dhe procesi i kthimit në Kosovë. Ai theksoi se ky dokument shmang dyfishimin e projekteve.

Ministri Dalibor Jevtic në fjalën e tij theksoi rëndësinë e mbështetjes së këtij dokumenti të bashkëpunimit dhe tha se ky është fillimi i përmirësimit të bashkëpunimit midis dy institucioneve, edhe pse në të kaluarën, këto dy institucione kanë pasur bashkëpunim shumë të mirë dhe pasi që kanë zbatuar bashkarisht projekte të shumta të infrastrukturës. Ndërsa për implementimin e projekteve të tjera të përshkruara në dokumentin e përbashkët, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Zyrës për Çështje të Komuniteteve i nevojiten fonde shtesë si mbështetje financiare e donatorëve.

Ambasadori britanez z. Ian Cliff ka mbështetur këtë dokument dhe nismën duke theksuar se Ambasada e Britanisë së Madhe do të vazhdojë të mbështesë iniciativat e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Zyrës për Çështje të Komuniteteve në përpjekjet e tyre për të zbatuar projekte me rëndësi për të gjitha komunitetet.

Ambasadori i Norvegjisë, z. Jan Braathu, tha se ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës për interes të përbashkët të të gjithëve, dhe gjithashtu dha mbështetjen e tij për dokumentin e përbashkët.

Shefi i UNDP-së në Kosovë, z. Andrew Russell tha se UNDP-ja do të mbështesë zbatimin e projekteve dhe sugjeroi organizimin e një konferencë të ngjashme pas disa muajsh ku së bashku do të shohim përparim e zbatimit të projekteve. 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com