Twitter Facebook Youtube

U nbajt punëtoria me temë ,,Raporti ndërmjet deputetëve dhe qytetarëve“

04.04.201412:11

Organizuar nga OSBE-ja,më 4 prill 2014 në hotel "Theranda" të Prizrenit u mbajt punëtoria me temë “Raporti mes deputetëve dhe qytetarëve", ku njëkohësisht u diskutua hapur për të gjitha çështjet dhe problemet e komunitetit boshnjak në Kosovë.

"Qëllimi i kësaj punëtorie është që të na mbështesë OSBE-ja në këtë projekt në mënyrë që t’i tubojmë të rinjtë tanë për të përmirësuar komunikimin ndërmjet deputetëve të popullit dhe qytetarëve tha Rasim Demiri, deputet në Parlamentin e Kosovës.

Duda Bale, deputete në Parlamentin e Kosovës, tha se është e rëndësishme të mbahen takime të këtilla sepse praktikisht janë vend ku qytetarët drejtpërdrejt informohen lidhur më atë që aktualisht ndodh me komunitetin boshnjak.

Theksi është vënë para së gjithash në punësim dhe në zbatimin e Ligjit 03L 415 i cili flet për të drejtën e punësimit prej 10% të komuniteteve në sektorin publik (kjo është vetëm në nivelin qendror, duhet të theksohet).

Zyra për Çështje të Komuniteteve do të vazhdojë të punojë në iniciativat për të përmirësuar politikën e punësimit të komuniteve jo shumicë dhe në zhvillimin ekonomik. Duke pasur parasysh se qëllimi dhe obligimi ynë ëshë integrimi i plotë i komuniteteve, një nga çështjet me të cilën merremi më aktivisht është zgjidhja e problemit të njohjes së diplomave të Universitetit të Prishtinës, i cili është zhvendosur në Mitrovicë, për shkak se në rrethanat e tanishme, me një diplomë të tillë nuk është e mundur të aplikohet për punë në institucionet e Kosovës, tha Sanela Sadikovic, përfaqësuese e Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com