Twitter Facebook Youtube

‘Edukimi i të kthyerve dhe i komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian: Sfidat dhe zgjidhjet

02.04.201414:29

Zyra për çështje të komuniteteve mori pjesë në konferencën dyditore, sponsorizuar nga BE -  KE  me temën "Sfidat Arsimore për komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian", 02-03 prill.

Në Konferencë u shqyrtuan çështjet lidhur me qasjen në arsim për fëmijët e të kthyerve dhe anëtarët e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, si dhe praktikat më të mira për rritjen e kohezionit social marrë nga përvojat vendore dhe ndërkombëtare.

Konferenca u organizua në kuadër të Programit të Përbashkët të Këshillit të Evropës BE/KE "Rritja e qasjes në arsim dhe mirëkuptimi ndërkulturor: BE/KE Mbështetja në fushën e arsimit për të kthyerit me forcë si dhe për komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian në Kosovë".

Për këtë projekt është duke u punuar drejtpërdrejtë me autoritetet lokale dhe qendrore, me institucionet relevante vendore për të mbështetur integrimin e të kthyerve dhe të komuniteteve pakicë në sistemin arsimor si dhe për promovimin e mirëkuptimit ndërkulturor.

Në emër të Zyrës për çështje të komuniteteve mori pjesë Alastair James Butchart Livingston ku pjesëmarrja dhe interesi i shprehur nga pjesëmarrësit e zyrës u vlerësua lartë, posaçërisht nga sponsorët e Këshillit të Evropës.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com