U mbajt takimi inaugurues i ''Grupit për çështje të komuniteteve
Të enjten, më 17 prill, u mbajt takimi inaugurues i ''Grupi për çështje të komuniteteve'', organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, dhe i kryesuar nga Drejtori i Zyrës, z.Srdjan Popovic.
Themelimi i këtij grupi punues është mbështetur plotësisht nga Zyra e Kryeministrit. Në këtë takim janë prezantuar gjetjet e deritanishme lidhur me njohjen e diplomave të Universitetit të Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës, si dhe planet e ardhshme për gjetjen e mekanizmave që kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve për njohjen e diplomave të përmendura më lart.
Prezantimin e bëri Qendra Evropiane për Çështje të Pakicave, kurse i tërë projekti ka për qëllim të inkuadrojë të gjitha institucionet relevante të Kosovës në zgjidhjen e këtij problemi, si dhe ambasadat dhe organizatat ndërkombëtare.
Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve dhe Kryesues i Grupit të punës, z.Srdjan Popovic, me këtë rast theksoi se krijimi i këtij grupi të punës është me rëndësi thelbësore për zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat përballen komunitetet. Ai gjithashtu theksoi se ky grup i punës do të merret me të gjitha nevojat dhe shqetësimet e komuniteteve, dhe se do të punojë në rekomandimet specifike për t'i zgjidhur këto probleme në mënyrë më efikase.