Twitter Facebook Youtube

AMBASADORJA E SHBA-VE VIZITOJ ZYRËN PËR ÇËSHTJE TË KOMUNITETEVE

29.04.201409:30

Më 29 Prill, ambasadorja e SHBA-ve, Tracey Ann Jacobson, ka vizituar Zyrën e Kryeministrit/Zyrën për Çështje të Komuniteteve dhe me këtë rast ka biseduar me drejtorin Srđan Popović. Tema kryesore e takimit ishte zgjidhja e çështjes së pranimit të diplomave të universitetit të Prishtinës i cili është zhvendosur në Mitrovicën Veriore.

ZÇK, në kuadër të nismave për përmirësimin e politikave të punësimit të komuniteteve jo shumicë, ka iniciuar çështjen e pranimit të diplomave, duke pasur parasysh se me këto diploma nuk është e mundur të konkurohet për punë në institucionet Kosovare.

Zgjidhja e kësaj çështjeje është e rëndësisë thelbësore për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë të cilët kanë kryer fakultetin, për shkak të diplomave të cilat nuk pranohen,  gjenden në pozitë jo të barabartë në krahasim me komunitetet tjera.

“Shumica e pjesëtarëve të komunitetit serb studiojnë në fakultetin e Mitrovicës Veriore, dhe me moszgjidhjen e këtij problemi do të kishim humbur përgjithmonë interesimin e tyre dhe njerëzit profesional njohuritë e të cilëve janë tepër të nevojshme.

Meqenëse Qeveria angazhohet për rritjen e përfaqësimit të komuniteteve jo-shumicë në institucionet publike, sikurse është garantuar me ligj dhe kushtetutë, ZÇK do të vazhdojë që në mënyrë aktive të punojë në këtë çështje e cila merr vëmendje të madhe të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare”, ka thënë Popović.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com