Twitter Facebook Youtube

ZÇK kremtoi Ditën e komunitetit goran

07.05.201414:20

Zyra për Çështje të Komuniteteve (ZÇK), më 07 Maj, organizoi një tryezë të rrumbullakët me rastin e kremtimit të Ditës së komunitetit Goran, ku ishin të ftuar Zëvendës ministri për Komunitete dhe Kthim, z.Semsit Kalajdzini, Komisioneri për gjuhët, z.Slavisa Mladenovic, Këshilli Konsultativ për Komunitete, Ambasada e Shteteve të Bashkuara, Këshilli i Evropës, përfaqësues të Zyrës së Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Kosovë, UNDP, OSBE, si dhe përfaqësues të komunitetit goran.

Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, z. Srdjan Popovic, përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi: “Në përputhje me mandatin e saj, ZÇK është duke u përpjekur për të përmbushur kërkesat e të gjitha komuniteteve, duke pasur parasysh se çdo komunitet ka karakteristikat dhe nevojat e veta . Dyert e zyrës sonë janë të hapura për kërkesat, sugjerimet dhe idetë juaja në mënyrë që ne së bashku të mund të kontribuojmë për avancimin e pozitës së komunitetit goran dhe për të ruajtur veçantinë e tij".

Përfaqësuesi i komunitetit goran z. Nasuf Brenoli shprehu mirënjohjen e thellë për ZÇK –në që për herë të parë organizoi një tryezë të rrumbullakët me rastin e Ditës së komunitetit goran, dhe gjithashtu paraqiti problemet me të cilat ballafaqohet ky komuniteti.

Së bashku me komunitetet e tjera, komuniteti goran me veçantinë tij kontribuon për begatimin e diversitetit që e karakterizon shoqërinë multietnike dhe multikulturore të Kosovës. Ne duhet të ofrojmë mbështetje dhe t ‘i mundësojmë secilit komunitet që të zhvillojë dhe të ruajë kulturën dhe traditën e vet.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com