Twitter Facebook Youtube

Ambasadori i Sllovenisë vizitoi Zyrën për Çështje të Komuniteteve

13.05.201411:08

Ambasadori i Sllovenisë, z. Miljan Majhen, më 13 Maj vizitoi Zyrën e Kryeministrit/Zyrën për Çështje të  Komuniteteve, me ç’rast bisedoi  me drejtorin e kësaj zyre z. Srdjan Popovic. Temë kryesore e diskutimit ishte  mandati dhe aktivitetet e zyrës, e gjithashtu  edhe zgjidhja e  çështjes së  njohjes së diplomave të Universitetit të Prishtinës, i cili është zhvendosur në Mitrovicën veriore.
ZÇK, në kuadër të iniciativës për përmirësimin politikës së punësimit të komuniteteve jo-shumicë ka  ngritur çështjen e njohjes së diplomave, pasi me këtë diplomë  nuk mund të aplikohet për punë në institucionet e Kosovës. Zgjidhja e  kësaj çështjeje është me rëndësi  thelbësore për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve  jo-shumicë që kanë mbaruar fakultetin, dhe që me diplomat të cilat nuk  nuk u  njihen, janë vënë në pozitë të pabarabartë  në krahasim me komunitetet e tjera.
 "Zyra, me pjesëmarrjen e saj në komisione të ndryshme jep rekomandime konkrete për përmirësimin  pozitës së komuniteteve jo-shumicë  (Këshilli Konsultativ për Komunitete, Bordi  për Politika të gjuhëve, Këshilli  Drejtues për  monitorimin  dhe koordinimine e  zbatimit të Strategjisë për integrimin e romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve,'' theksoi  Popovic.
 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com