Twitter Facebook Youtube

Grupi për çështje të komuniteteve (GÇK)

19.06.201411:19

Më 19 qershor, në ndërtesën e Qeverisë u mbajt takimi i dytë i Grupit për çështje të komuniteteve (GÇK), kryesuar nga drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve / Zyra e Kryeministrit (ZÇK / ZKM), z. Srdjan Popovic.

Të njëzet e katër pjesëmarrësit qeveritarë, institucionet diplomatike dhe ndërkombëtare si dhe OJQ-të, u njoftuan për themelimin e Grupit Punues Qeveritar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, mosnjohjen e diplomave të lëshuara nga Universiteti në veri të Mitrovicës, nën menaxhim të përbashkët të ZÇK / ZKM-së dhe Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve (QEÇK), takim i parë i cili është planifikuar të mbahet gjatë javës, 24-27 qershor.

Takimi u pasua me një shpjegim të hollësishëm nga ana e Misionit të OSBE-së në Kosovë (OMiK), ekspertë nga sektori i komuniteteve mbi efektet e mundshme e të dëmshme lidhur me zbatimin e ardhshëm të modifikuar të Udhëzimit Administrativ për Transportin e Autobusëve humanitarë të Kosovës.Është vlerësuar se ndryshimi në procedurat e financimit dhe rezultat e tenderimit të këtyre rrugëve të kompanive tregtare të autobusëve do të ndikojnë negativisht në komunitetet jo shumice të kenë qasje në arsim, shëndetësi, punësim dhe shërbimet sociale, dhe kjo është shqetësuese.

Si rezultat, ZÇK / ZKM së bashku me agjencitë përkatëse qeveritare do të trajtojë këtë çështje me prioritet, në mënyrë që të kemi një vlerësim të nevojave të kryera si hap i parë drejt krijimit të një grupi të punës për  zgjidhjen e problemeve të rekomanduara.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com