Twitter Facebook Youtube

Nënshkruhet marrëeveshje bashkëpunimi ndërmjet ZÇK dhe Komunës së Graçanicës

03.07.201414:53

Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Srdjan Popovic dhe Kryetari i Komunës së Graçanicës, Branimir Stojanovic nënshkruar sot, më 03.07.2014, marrëveshjen për ndërtimin e pesë shtëpive për familjet në nevojë, si dhe për rindërtimin e kishës së Shën Dimitrit në Sushicë

 

Drejtori Popovic tha se nënshkrimi i marrëveshjes është vazhdim i bashkëpunimit të suksesshëm me komunën e Graçanicës.

 

"Këtë herë ne kemi siguruar mjete për rindërtimin e kishës së Shën Dimitrit në Sushicë dhe për të ndërtuar pesë shtëpi në komunën e Graçanicës. Ky bashkëpunim me komunën do të vazhdojë. Ne tashmë kemi disa plane që janë të lidhura me vendet që gravitojnë rreth Graçanicës".

 

Kryetari i komunës së Graçanicës, Branimir Stojanovic, me këtë rast tha: "Të gjitha projektet e financuara nga zyra që ai e udhëheq absolutisht u përgjigjen nevojave më të domosdoshme të njerëzve që jetojnë këtu dhe unë falënderoj atë për vendosmërin e tij. Unë jam i bindur se ne edhe në të ardhmen, me përpjekje të përbashkëta do të bëjmë shumëçka dhe do të përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve që jetojmë këtu", tha Stojanovic.

 

Zyra për Çështje të Komuniteteve me komunën e Graçanicës deri tash ka bashkëpunuar me sukses dhe ka bërë rregullimin dhe ndërtimin e disa objekteve sportive, terreneve sportive, si dhe pagesën e faturave të caktuara për ndriçim publik dhe se me ndërtimin e këtyre shtëpive drejtpërdrejtë ndihmohen njerëzit më të rrezikuar të cilët nuk mund t’i sigurojnë vetes hapësirë banimi.

 

U paralajmërua edhe realizimi i projekteve që kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve komunale dhe ngitjen e cilësisë së një numri të objekteve sportive në mënyrë që të krijohen parakushtet për zhvillimin më cilësor të sportit dhe të atyre që merren me sport.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com