Twitter Facebook Youtube

100 të rinj fillojnë kryerjen e praktikës në institucionet e Kosovës

10.08.201411:48

Drejtori i Zyrër për Çështje të Komuniteteve, Srgjan Popoviq ka dhënë një intervistë për emisionin "Kafja e mëngjesit” të Radio KIM të Çagllavicës. Popoviq është shprehur se po vijon procesi i intervistave me rreth 300 kandidatë të interesuar, të cilët vijnë nga radhët e të gjitha komuniteteve dhe rajoneve të ndryshme të Kosovës.
 
“Është me rëndësi se kandidatët e përzgjedhur do të paguhen për kryerjen e praktikës. E kemi ndarë një shumë të hollash për t’i nxitur ata, kurse do të paguhen tatimet në paga dhe kontributi pensional. Kështu, praktikantët do t’u mundësohet një përvojë e çmueshme e cila do t’ju shërbejë gjatë aplikimit për ndonjë vend pune. Me këtë program ne ju japim atyre një rast dhe shpresojmë se kjo do t’u ndihmojë atyre që të punësohen”, theksoi Popoviq.
 
Projekti i cili përfshinë kryerjen e praktikës gjashtëmujore në institucionet kosovare në nivelet qendrore dhe lokale ka filluar gjashtë muaj më parë. Kjo nismë është ideuar një vit më parë kur është krijuar grupi punues i cili ishte përkushtuar në çështjen e punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë në Kosovë.
 
“Së paku dhjetë përqind të të punësuarve në institucionet e Kosovës duhet të jenë pjesëtarë të komuniteteve joshumicë. Kjo është arsyeja që të shikonim se sa qytetarë janë të interesuar të punojnë në institucionet kosovare dhe se sa prej tyre do t’i përgjigjeshin konkursit tonë. Ky konkurs ishte i hapur për të gjithë ata kandidatë të diplomuar por edhe për studentët që dëshironin të fitonin përvojë pune në institucionet vendore”, tha Popoviq.
 
Programi për kryerjen e praktikës fillon në fillim të shtatorit. Kemi planifikuar që ceremonia solemne e dhënies së kontratave praktikantëve të bëhet në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë, tha Popoviq.
 
Burimi: Radio KIM

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com