Twitter Facebook Youtube

Rinovimi i fushës sportive

28.08.201411:51

“Edhe kjo është jetë,” pohoi drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Srgjan Popoviq. Popoviq u shpreh se janë krijuar kushtet elementare për shoqërim ndërmjet të rinjve të cilët mblidhen rregullisht në këtë fushë sportive. Popoviq është nismëtar i këtij projekti. “Objekti do të jetë i rëndësishëm edhe për vet shkollën e cila do të mund t’i realizojë në mënyrë të duhur orët e edukatës fizike”, tha Popoviq. Kryetari i Komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviq, tha se fusha sportive tani është funksionale për të rinjtë që vijnë këtu në vazhdimësi.
 
“Fusha sportive nuk ka qenë adekuate deri më sot. E gjithë kjo do të ishte e pakuptimtë po të mos kishte të rinj që mblidhen këtu rregullisht”, pohoi kryetari i komunës. Rindërtimi i fushës sportive është një veprim i komunës i cili do të jetë shumë domethënës për të rinjtë, tha arsimtari i edukatës fizike në shkollën fillore “Kral Millutin”, Dejan Zhiviq. “Mësimdhënia do të ngrihet në një nivel më të lartë sepse fusha sportive tani është dukshëm më e sigurtë. Veç kësaj, fëmijët do të mund ta përdorin këtë fushë edhe në aktivitetet jashtë-mësimore”, tha Zhiviq.
 
Projekti është financuar nga ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë. Me rastin e hapjes solemne të fushës sportive, punonjësit në Komunën e Graçanicës dhe ata të shkollës “Kral Millutin” zhvilluan ndeshjen e parë në fushën e rinovuar.
 
Burimi: KIM

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com