Twitter Facebook Youtube

Njëqind (100) kandidatë të përzgjedhur për praktikë

12.09.201412:02

Programi për praktikë është pjesë e iniciativës së Zyrës që ka për qëllim përmirësimin e politikës së punësimit të komuniteteve pakicë. Programi për praktikë do të zgjasë gjashtë muaj. Fondi i përgjithshëm për një praktikant për periudhën prej gjashtë muajsh është 900 €. 100 praktikantë do të sistemohen nëpër institucionet e nivelit qendror dhe atij lokal.
Programi është përkrahur nga ana e Ambasadës Norvegjeze. 

Konkursi i hapur për paraqitjen në programin për praktikantë është shpallur më 22.05.2014 dhe ka zgjatur 14 ditë, deri më 04.06.2014. Përmes konkursit të hapur të ZÇK janë pranuar 304 aplikime. Nga to 199 i kanë plotësuar kriteret bazë të parapara me konkurs  (Të jenë qytetarë të Kosovës; Të jenë studentë apo të diplomuar; Të mos jenë më të vjetër se 30 vjeç; Të njohin një gjuhë zyrtare të Kosovës), derisa 105 nuk i kanë plotësuar kriteret bazë të parapara me konkurs.
Intervistat janë mbajtur nga  06.08-18.08. në Shillovë, Graçanicë, Leposaviq dhe Prizren.

Listen e kandidateve të suksesshëm mund të shikoni këtu.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com