Twitter Facebook Youtube

Takimi i tretë i Grupit për Çështje të Komuniteteve (GÇK)

20.09.201412:07

Më 18 shtator 2014, Grupi për Çështje të Komuniteteve zhvilloi mbledhjen e tretë të radhës në ndërtesën e qeverisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë. Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe zyrtarë nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/Zyra e Kryeministrit, Ministria për Komunitete dhe Kthim, EUSR/EUO, Këshilli i Evropës, OSBE, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), UNMIK, ECMI Kosovë, SPARK, ambasadat e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Mbretërisë së Norvegjisë, Zvicrës.
 
Srdjan Popovic, drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve (ZÇK/ZKM), e hapi diskutimin duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të punës së Grupit për Çështje të Komuniteteve. Popovic prezantoi temat kryesore të takimit: a) Çështjen e njohjen së diplomave të Universitetit të Mitrovicës Veriore (UMV), për të cilën më gjerësisht foli përfaqësuesi i ECMI-t në Kosovë, dhe b) Vlerësimin e nevojave për transport humanitar me autobus, ku u dha një raport i përditësuar nga përfaqësuesi i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Adrian Zeqiri, drejtor ekzekutiv pranë ECMI-t në Kosovë, u ofroi të pranishmëve një prezantim gjithëpërfshirës të punës së gjertanishme të ECMI-t, zyrë kjo e cila vepron si pikë qendrore për ZÇK/ZKM-në dhe GÇK-në. Ky prezantim përfshiu përbërjen e grupit punues të emëruar nga qeveria, të themeluar nga zyrat ligjore të agjencive qeveritare përkatëse, të cilat janë të përfshira ngushtë në përcaktimin e një zgjidhjeje të problemit. Pjesë e prezantimin ishin edhe rezultatet e simpoziumit treditor në të cilin u përcaktuan parametrat për trajtimin e problemit si dhe propozimet për veprimet e mëtutjeshme drejt përpilimit të rekomandimeve në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin e Kosovës dhe ligjin për të drejtat e njeriut. Kjo përfshinë një qasje të dyfishtë që inkorporon zgjidhjet e përkohshme dhe të përhershme dhe një kornizë paraprake kohore.

Përfaqësuesit e ZÇK/ZKM konfirmuan se korniza kohore për krijimin e “Komisionit të pavarur” të propozuar varet nga rekomandimet themelore të agjencive përkatëse qeveritare të cilat do të komentohen më pas nga ZÇK/ZKM, para dorëzimit të dokumentit për miratim të vendimit në ZKM. Përgjegjësia për publikimin e mëpasshëm të procesit te të gjithë komunitetet e interesuara për një zgjidhje të problemit i mbetet ZÇK/ZKM.

Zeqiri tha se procesi përfundimtar do të legjitimohet përmes miratimit formal të një akti nënligjor (udhëzimi administrativ) të mbështetur në Kushtetutën e Kosovës dhe në Ligjin për Arsimin e Lartë. Ai shtoi se parashihet që Komisioni i pavarur të përbëhet nga shtatë (7) anëtarë. Tre (3) nga agjencitë qeveritare të përfshira në proces, tre (3) nga Universiteti në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe një (1) anëtar/ndërmjetësues pa të drejtë vote nga një organizatë ndërkombëtare (parapëlqehet të jetë nga BE-ja).


Diskutimin lidhur më vlerësimin e nevojave për transportin humanitar me autobus u hapën nga Srecko Bogajcevic, Shef i Kabinetit pranë Ministrisë për Komunitete dhe Kthim (MKK), i cili ofroi të dhënat më të reja të rëndësishme për gjetjen e një përgjigjeje përfundimtare ndaj pyetjeve që kanë të bëjnë me të dhënat e përdorimit të të gjitha rrugëve (linjave të transportit). Pas marrjes së të gjitha të dhënave, MKK, në bashkëpunim me ZÇK/ZKM, do të krijojë një proces për prioritetizimin e rrugëve më të nevojshme në të ardhmen, duke siguruar një metodologji transparente në dispozicion të të gjithë përfituesve të sistemit.
 
Jelena Vojinovic, Zyrtare për Çështje të Komuniteteve në EUSR, njoftoi se Ministria e Infrastrukturës (MI) ishte përkushtuar që të siguronte që trembëdhjetë (13) linja aktuale të transportit humanitar me autobus të vazhdojnë operimin, me mundësi të ndryshimeve në linjat rrugore dhe në frekuencën e transportit, për një vit tjetër. Lista e linjave të transportit që do të duhej të vazhdonin operimin është tentative deri në momentin e miratimit nga MI. Megjithatë, është për t’u vlerësuar fakti se trysnia e vazhdueshme e aplikuar nga pjesëmarrësit e GÇK-së dhe bashkëpunimi i tyre i përgjithshëm ka rritur gjasat që MI të vazhdojë të ofrojë një shërbim të tillë të nevojshëm.

Christine Hirst, udhëheqëse e Sektorit për Komunitete në OSBE, njoftoi se sondazhi i OSBE-së do të përfundojë deri në mesin e tetorit, dhe shtoi se MI ende nuk e ka publikuar udhëzimin e ri administrativ lidhur me transportin humanitar me autobusë.

Nathaniel Ganda nga UNMIK-u theksoi se ka pasur paqartësi në lidhje me numrin konkret të linjave të transportit humanitar me autobusë për të cilat MI kishte shprehur gatishmëri për t’i vazhduar edhe për një vit, dhe se linjat e transportit të cilat do të vazhdoheshin do të shqyrtohen nga MI.
Vlen të theksohet se përpjekjet joformale të ZÇK/ZKM për sigurimin e mbështetjes financiare nga misionet diplomatike për çdo financim të ardhshëm për të siguruar vazhdimësinë e këtyre shërbimeve pas afatit të ofruar nga MI, nuk kanë dhënë fryte. 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com