Twitter Facebook Youtube

Iu dorëzuan kontratat praktikantëve të rinj

25.09.201412:10

Në ceremoninë e organizuar më 24 shtator në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë, praktikantëve të ardhshëm iu dorëzuan kontratat. Zyra e Kryeministrit/Zyra për çështje të komuniteteve e zbaton projektin e praktikës në institucionet në nivel qendror dhe lokal në kuadër të nismës për përmirësimin e politikës së punësimit të komuniteteve jo-shumicë, të cilën e ka nisur vitin e kaluar me qellim të rritjes së përfaqësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë në institucionet publike në Kosovë. Projektin e mbështet financiarisht ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.

Në ceremoninë e sotme, praktikantëve të ardhshëm dhe mysafirëve nga organizatat ndërkombëtare iu drejtuan Drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve, Srđan Popović, shkëlqesia e tij ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Jan Braatu, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i administrimit të pushteti lokal, Slobodan Petrović, dhe Ministri i administratës publike, Mahir Jagcilar.

“Me programin gjashtëmujor të praktikantëve do ti ofrojmë mundësi studentëve të rinj dhe të sapo diplomuarve që të fitojnë eksperiencë, të njoftohen më për së afërmi me punën e institucioneve dhe ndoshta edhe të punësohen në disa prej tyre. Në maj të këtij viti, Zyra kishte shpallur konkurs për pranimin e praktikantëve, në të cilin u lajmëruan më shumë se treqind të rinj, ndërsa për program janë përzgjedhur njëqind kandidatët më të suksesshëm nga viset e ndryshme të Kosovës, të cilët nga muaji tetor do të caktohen në institucione në nivel qendror dhe lokal”, tha Drejtori Popović në fjalimin e tij.

Shkëlqesia e tij, ambasadori Jan Braatu, dhe ministrat Petrović dhe Jagcilar, theksuan rëndësinë e këtij programi për të rinjtë dhe i uruan praktikantëve fillim të mbarë, me mbështetje të plotë.
Pas fjalimeve, folësit e nderuar ia dorëzuan kontratat dhjetë kandidatëve më të vlerësuar.

Përveç Ministrisë së administrimit të pushtetit lokal dhe Ministrisë së administratës publike, mikpritësit e praktikantëve të rinj do të jenë edhe ministritë e arsimit, bujqësisë, punëve të brendshme, punëve të jashtme, shëndetësisë, kulturës, industrisë dhe tregtisë. Gjithashtu, mikpritës të praktikantëve të rinj do të jenë edhe komunat: Prizren, Obiliq, Fushë Kosovë, Gjakovë, Leposaviq, Vushtrri, Ranillug dhe Kamenicë, ndërsa pritet edhe konfirmimi i komunave të tjera.
 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com