Twitter Facebook Youtube

U shënua Dita e Boshnjakëve

29.09.201412:14

Zyra për çështje të komuniteteve (ZÇK) më 29 shtator ka organizuar tryezë të rrumbullakët me rastin e shënimit të Ditës së Komunitetit Boshnjak, në të cilën mirëpriti Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e administrimit të pushtetit lokal, Slobodan Petrović, deputetet e Kuvendit, Duda Balje dhe Emilija Redzepi, Shefen e Zyrës për komunitete në MFSK, Azemina Ćulum, Zëvendësministrin e ASHT-së, Usmen Baldzi, Shefen e Zyrës administrative për Mitrovicën Veriore, Adrijana Hodzić, asamblistin e KK të Mitrovicës Veriore, Nedzat Ugljanin,  përfaqësuesin e shkollës fillore në gjuhën boshnjake ”Bedri Đina“, Zuhra Kani, përfaqësuesin e ambasadës amerikane, përfaqësuesit e PSBE-së, të sektorit të OJQ-ve dhe mysafirët nga Bosnja dhe Hercegovina.

Drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve, Srđan Popović, përshëndeti pjesëmarrësit, iu uroi Ditën e Boshnjakëve dhe më këtë rast tha:
 
“Komunitet e ndryshme, me kulturën dhe traditën e tyre, e bëjnë shoqërinë autentike, ndërsa detyra e jonë është që ta ruajmë këtë autencititet, duke e mbrojtur në mënyrë të barabartë, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet, të drejtën e çdo komuniteti të ruaj kulturën, gjuhën dhe traditën e saj dhe të shfrytëzoj në mënyrë të barabartë të drejtat e veta”.

Përfaqësuesit e komunitetit Boshnjak shprehën falënderimet e thella për ZÇK-në, e cila për herë të parë organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e Ditës së Boshnjakëve dhe ata njëkohësisht paraqitën problemet me të cilat ballafaqohet ky komunitet.

“Të nderuar përfaqësues të komunitetit Boshnjak, dua të ju falënderoj në bashkëpunimin e suksesshëm të cilin e kemi realizuar në mënyra të ndryshme gjatë viteve të kaluara dhe besoj që bashkëpunimi do të vazhdoj në frymën e njëjtë dhe që do të kemi rezultate edhe më të mëdha. Ju dëshiroj shumë suksese në kontributin, zhvillimin, promovimin dhe ruajtjen e identiteti dhe kulturës së komunitetit tuaj”, shtoi Popović.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com