Twitter Facebook Youtube

Srgjan Popoviq në takimin të Grupit të ambasadorëve të “Quint”-it

03.11.201401:00

Z. Srgjan Popoviq ishte ftuar në takimin javor të Grupit të ambasadorëve të “Quint”-it për të paraqitur të arriturat e Zyrës gjatë 2014-së dhe për planet e tij për 2015-në.

Me organizim të Ambasadorit të Britanisë, Ian Cliff, ambasadorët e SHBA-ve, Gjermanisë, Francës dhe Italisë dhe këshilltari politik i Përfaqësuesit Special të BE-së u informuan për aktivitetet në zhvillim, me fokus në përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes së shpejtë dhe të suksesshme të mospranimit nga ana e shtetit të diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës Veriore; programin ekzistues për praktikantë të cilin e financon Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, me të cilin 100 studentë nga komunitetet jo-shumicë për gjashtë muaj caktohen për praktikë në nivel qendror dhe lokal; dhe themelimin dhe rritjen e përpjekjeve të Grupit për Çështje të Komuniteteve (GÇK). Ky trup rregullisht bashkon të gjitha agjencitë shtetërore, diplomatike dhe ndërkombëtare me interes në adresimin e problemeve që kanë të bëjnë me komunitetet jo-shumicë.

Z. Popoviq gjithashtu paraqiti planet e tij për 2015-në, duke e theksuar nevojën për të vazhduar me zhvillimin e mjeteve për sigurimin e mundësive arsimore dhe për punësim për të gjitha komunitetet jo-shumicë. Të gjithë ambasadorët iu falënderuan Drejtorit për paraqitjen e tij dhe për punën e zyrës së tij, duke u zotuar për mbështetje të fuqishme dhe në vazhdimësi për vitin e ardhshëm.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com