Twitter Facebook Youtube

Takimi i Grupit Punues Qeveritar (GPQ)

25.11.201414:44

Më 25 nëntor, me kryesimin e drejtorit të Zyrës për çështje të komuniteteve (ZÇK), është takuar Grupi punës qeveritar (GPQ), sipas mandatit të Kryeministrit për të formuluar zgjidhjen teknike lidhur me mosnjohjen e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës Veriore (UMV) nga ana e shtetit, dhe i mbështetur nga partneri zbatues i ZÇK-së, Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI), për të diskutuar dhe miratuar rekomandimet për zgjidhjen e kësaj çështje. Në pajtim me procedurat, rekomandimet e propozuara tash do të jenë subjekt i diskutimit publik.
 
Pastaj, zgjidhja e propozuar formalisht do t’i propozohet anëtarëve të Grupit për çështje të komuniteteve (GÇK) për komente të mëtejme dhe shpërndarje të gjitha misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare, para se i njëjti të i dorëzohet Zyrës së kryeministrit për vlerësim dhe veprim pasues ekzekutiv. 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com