Twitter Facebook Youtube

Grupi për Çështje të Komuniteteve mbajti takimin e fundvitit

11.12.201414:54

Nën kryesimin e z. Srdjan Popoviq, drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve (ZÇK), Grupi për Çështje të Komuniteteve (GÇK) mbajti sot takimin e fundvitit.
 
Dyzet pjesëmarrësit, përfshirë edhe përfaqësues të ambasadave të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Zvicrës dhe Kroacisë, si dhe Këshillit të Evropës, zyrës së Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, UNMIK-ut, OSBE-së, dhe Këshillit Konsultativ për Komunitete nën autoritetin e Presidentes së Kosovës u informuan nga partnerja zbatuese e ZÇK-së, Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI), mbi rekomandimet teknike të përgatitura nga Grupi Punues Qeveritar (GPQ). Me këto rekomandime synohet zgjidhja e problemit të mosnjohjes së diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës Veriore. Pas prezantimit, u zhvillua diskutimi i nevojshëm publik. Komentet e kërkuara ndaj këtyre rekomandimeve do t’i dërgohen Sekretariatit të GÇK-së, më së voni deri më 9 janar 2015 kur dokumenti gjegjës do t’i dorëzohet Kabinetit të Kryeministrit për vlerësim dhe veprim të mëtutjeshëm.
 
Pika e dytë e agjendës, e prezantuar nga përfaqësuesi i UNMIK-ut, kishte të bënte me problemin e vazhdueshëm të “migrimit të parregullt të qytetarëve të Kosovës nga radhët e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptianë për në Evropën Perëndimore”, që paraqet një shqetësim për GÇK-në për shkak të rritjes së numrit të kosovarëve që largohen nga vendi.    
  

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com