Twitter Facebook Youtube

Vizita në Komunën e Zveçanit

10.03.201509:08

Të martën me datë 10 mars 2014, zv. Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj, së bashku me përfaqësuesit e Zyrës për  Çështje të Komuniteteve znj. Qëndresa Beqiri dhe z. Alastair Livingston bënë një vizitë në Komunën e Zveçanit.

Nga përfaqësuesit e Komunës së Zveçanit u informuam se tri fshatra shqiptare të kësaj komune, tash e një kohë të gjatë kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.

Z. Gecaj si dhe përfaqësuesit e ZÇK-së  u zotuan se do të përpiqen që të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm në këto fshatra. 

Me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi, po të njëjtën ditë u mbajt një takim edhe me z. Kadri Istrefi, drejtor teknik u ujësjellësit rajonal të Mitrovicës.
 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com