Twitter Facebook Youtube

Vizita në Komunën e Pejës

12.03.201509:15

Sot, me datën 12. Mars 2015 Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri i shoqëruar nga Drejtoresha për Integrime dhe Diasporë, znj. Suzana Muriqi dhe Drejtori i Administratës, z. Fatmir Asllani kanë pritur në takim zv. Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Geci, zv. Ministrin e Kthimit, z. Qaush Bala, zyrtaret nga  Zyra e Kryeministrit znj. Sanela Sadikovic, znj. Rifadije Haxholli, këshilltarë të jashtëm z. Alastair Livingston.

Gjatë fushatës për regjistrimin falas të Komunitetit Rom, Ashkali dhe egjiptas, pas vizitës, që Kryetari Muhaxheri bashkë me zv. Ministrin Geci u kanë bërë vizita vendbanimeve ku jetojnë komunitetet e lartpërmendura dhe kanë hasur në tri familje, që jetojnë në kushte tmerrësisht të rënda.

Kryetari Muhaxheri i njoftoj që ka ndarë 10 mijë euro për t'i larguar mbeturinat në ambientin ku ata jetojnë dhe se është duke shikuar të gjejë truallin për t'ua ndërtuar shtëpitë këtyre tri familjeve. Po ashtu Kryetari Muhaxheri i njoftoj se në Pejë do të kthehen edhe 6 familje të këtij komunitetit nga Mali i Zi.

Arsyeja e vizitës së sotme është të bisedojmë dhe të gjejmë një alternativë për këto familje, të cilat jetojnë në kushte tmerrësisht të rënda dhe udhëheqjen e projektit për ndërtimin e shtëpive të këtyre tri familjeve t'a merr përsipër Komuna, Ministrit dhe Zyra e Kryeministrit/Zyra per Çështje të Komuniteteve.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com