Twitter Facebook Youtube

Ambasadori Bratu bisedoi me praktikantët

20.03.201510:28

Me qëllim  të shtimit të numrit  të të punësuarve nga radhët e  komuniteteve jo shumicë në Kosovë, ZÇK me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, po zbaton  programin për praktikantë  në nivelin qendror dhe lokal.

Duke pasur parasysh se programi   gjashtë-mujor për kryerjen  e stazhi t të praktikantit  përfundon në fund të marsit, ZÇK ka ftuar disa praktikantë për  të  ndarë përshtypjet e tyre për  programin dhe për  dhënë  rekomandime dhe sugjerime që do të ndihmonin në përmirësimin e programit në të ardhmen.

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Norvegjisë Jan Bratu, i cili ishte shumë i interesuar të bisedojë  me pratktikantët , për të dëgjuar përshtypjet e tyre dhe për t’i  inkurajuar ata që të marrin pjesë në mënyrë aktive në punën e institucioneve.

Ambasadori gjithashtu theksoi  se Ambasada do të vazhdojë të mbështesë programe të këtilla.
 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com