Twitter Facebook Youtube

Para organizatave joqeveritare në veri të Kosovës u prezantua programi i granteve të vogla

23.03.201514:08

Më 23 mars në Mitrovicë  të  Veriut, u mbajt një takim informues  me qëllim të prezantimit  të  programit përmes të cilit OJQ-të mund të aplikojnë për grante.
 
Zyra për Çështje të Komuniteteve,  në bashkëpunim me OJQ-të aktive në Mitrovicën veriore, dhe me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, po zbatom   programin e  mbështetjes për komunat e  sapoformuara  në veri të Kosovës përmes zhvillimit të të rinjve , kulturës dhe arsimit. Në kuadër  këtij programi, organizatat joqeveritare mund  të aplikojnë për grante.

Ambasadori i Norvegjisë Jan Bratu përshëndeti përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, dhe theksoi se Ambasada mbështet Zyrën për Çështje të Komuniteteve pranë  Zyrës së  Kryeministrit, dhe se  ky është  fillim i  punës  me organizatat në veri.

Përfaqësuesit e ZÇK-së dhe OJQ Aktiv ua  shpjeguan të pranishmëve detajet  e programit dhe ato  lidhur me aplikimin  për grante.
 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com