Twitter Facebook Youtube

Zyra për Çështje të Komuniteteve, edhe në këtë vit shënoi 8 Prillin-Ditën Ndërkombëtare të Romëve

08.04.201515:32

Ashtu si dhe disa vite më parë, Zyra e Kryeministrit/Zyra për Çështje të Komuniteteve është organizator e kësaj konference e cila sjell së bashku përfaqësues të shquar të institucioneve lokale dhe ndërkombëtare

Ne konferenc morën  pjesë  Kryeministri I Repulikës së Kosovës Isa Mustafa,  Minister I Drejtesise Hajredin Kuçi, Ambasadorja e SHBA-së Tracey Ann Jacobson, Ambasadori I OSBE-së në Kosovë Jean-Claude Schlumberger, Minister pa protofol Rasim Demiri,  zv. Ministër  për Komunitete dhe Kthim Qaush Balaj, zv. Ministër per Integrime Evropiane Ramadan Ilazi përfaqësuesit të BE, përfaqësuesit te Këshillit Konsultativ për Komunitete, përfaqësuseit e Komunitetit Romë, përfaqësuesit të OJQ-ve dhe të mediave.

Komuniteti Rom si pjesë integrale e koloritit etnik dhe kulturor të Kosovës, është kontribues dhe vlerë e shtetit tonë të ri. Prandaj edhe kjo festë shpreh ndjenjën tonë të përbashkët për vlerat e veçanta që përfaqëson komuniteti Rom në hapësirën tonë kulturore. 8 Prilli shënon Kongresin e parë ndërkombëtar të Romëve në vitin 1971.

Kosova është përcaktuar për një shtet multietnik, që respekton dhe ndërton vlera multikulturore, por edhe synon përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike për komunitetin Rom. 

Do të punojmë që të drejtat e parapara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, të zbatohen për të gjitha komunitetet njëlloj, dhe të avancojmë në implementimin e këtyre të drejtave.  Si kryeministër i vendit do të angazhohem që të krijohen mundësi të barabarta për të gjithë, sidomos për punësim, për shkollim në të gjitha nivelet, në fushën e shëndetësisë dhe në jetën sociale në përgjithësi tha Kryeministri Mustafa.

Duke pasur parasysh faktin se secili komunitet është specifik dhe ka nevoja të ndryshme dhe probleme me të cilat ballafaqohet, Zyra për Çështje të Komuniteteve, me aktivitetet dhe programet e saj i kushton vëmendje të veçantë  komunitetit Rom, tha Sanela Sadikovic.

Avantazh i punës së Zyrës për Çështje të Komuniteteve është prania konstante në terren, bisedojmë me njerëz dhe në përputhje me ketë planifikojmë aktivitetet, si dhe pjesën e buxhetit të cilin e ndajmë për komunitetin Rom. Përveç punës në sigurimin e kushteve bazë të jetesës për ketë komunitet, thelbësore është, mbështetja për edukim në të gjitha nivelet,  për të qenë të barabartë me komunitetet tjera në procesin e rekrutimit

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com