Twitter Facebook Youtube

U shënua Dita e turqve në Kosovë

23.04.201510:59
Më 23 prill, Zyra për Çështje të Komuniteteve organizoi një konferencë me rastin e Ditës së turqve në Kosovë.

"Si Zyrë, mandati i së cilës është  për t’ u marrë  me çështjet që janë të rëndësishme për komunitete, shënimi i ditëve  kombëtare do të jetë  praktikë e zakonshme, në mënyrë që, me këtë rast t’i mbledhim së bashku    përfaqësuesit e të gjitha institucioneve relevante kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe që  pjesëtarëve të  komuniteteve  t’u japim  mundësinë për t’ia  prezantuar publikut sfidat me të cilat përballen," tha Sanela Sadikoviq në  hapje të kësaj  konference.

Në emër të Qeverisë, kryeministri Isa Mustafa ua uroi festën pjesëtarëve të komunitetit turk duke   shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur komunitin  turk dhe komunitetet  e  tjera në Kosovë.

Pas fjalës së Kryeministrit të pranishmëve  iu  drejtuan   ministri i  Administratën Publike Mahir Jagxhillar, ministri  i Arsimit,  Arsim Bajrami, zëvendësministri i kulturës Rexhep Hoti, deputetja  Mufera Sinik Sirbica, Orhan Volkan,  kryetar   i Shoqatës së mësuesve të gjuhës turke në Kosovë dhe Jusuf Gashi maturant  i  Gjimnazit “Gjon  Buzuku”.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com