Twitter Facebook Youtube

Emërohet drejtori i ri i Zyrës për Çështje të Komuniteteve

02.09.201511:44

Me vendim të Kryeministrit, më 2 shtator 2015, Ivan Tomiq [Ivan Tomić] është emëruar në funksionin e Këshilltarit të Lartë të Kryeministrit dhe Drejtorit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Ivan Tomiq [Ivan Tomić]

Ka diplomuar në Kolegjin Amerikan në Selanik në drejtimin Marrëdhënie Diplomatike dhe Diplomaci. Ka fituar çmimin Wiliam W. McGrew si student i gjeneratës. Gjatë shkollimit është dalluar edhe si kryetar i qeverisë studentore.

Ka qenë pjesëmarrës i programit Benjamin Franklin Transatlantic Fellows Institute, i cili është mbajtur në Universitetin e Karolinës Jugore, Wake Forrest University, si dhe shumë seminareve për ndërmjetësim dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.

Eksperiencën profesionale e ka filluar në Zyrën e Programit Ndërkombëtar për ndihmë studentëve në Kolegjin Amerikan, pastaj si asistent i Kryetarit të Anadollit. Në qershor 2014 bëhet këshilltar i Kryetarit të Komunës së Graçanicës, e pas kësaj këshilltar politik i Zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Gjatë zhvillimit të karrierës profesionale Ivan Tomiq [Ivan Tomić] ka bërë edhe punë humanitare.
Nga shtatori 2015 punon në Qeverinë e Kosovës si këshilltar i lartë i Kryeministrit dhe Drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Flet gjuhën angleze, ndërsa ka njohuri bazike të gjuhës spanjolle dhe gjuhës ruse. Aktualisht vijon kursin e gjuhës shqipe.
 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com