Drejtori i Zyrës, Ivan Tomiq [Ivan Tomić]për herë të parë nga emërimi ka kryesuar Grupin për çështje të komuniteteve
Më 17 shtator 2015 është mbajtur mbledhja e Grupit për çështje të komuniteteve, në të cilën, si deri më tani, është diskutuar për çështjet të cilat janë me rëndësi për komunitetet.
Drejtori i sapoemëruar ka informuar pjesëmarrësit për avancimin në zgjidhjen e çështjes së diplomave të Universitetit në Mitrovicën e Veriut. Agjencia e Kosovës për Prona ka paraqitur sfidat dhe planin e tranzicionit në të ardhmen, derisa përfaqësuesit e OSBE-së kanë informuar pjesëmarrësit për statusin e linjës humanitare të autobusit. Organizata joqeveritare Ballkan Sanflauer [Balkan Sunflower]ka paraqitur sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas në Kosovë.
Pjesëtarët e Grupit për çështje të komuniteteve do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë aktive në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen komunitetet.