Twitter Facebook Youtube

Është shenuar Dita i boshnjakëve

29.09.201516:33

Zyra për qështje të Komuniteteva është dhe ketë vitë nikoqire i konferencës, e cila u organizua me rastin e festimit të Ditës së boshnjakëve. Konferenca e përfaqësuesve të shquar të komunitetit boshnjak, të qeverisë, të trupit diplomatik dhe të organizatave ndërkombëtare.

Në konferencë kanë folur Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, Ministri pa Portofol, Rasim Demiri, deputetët Duda Balje, Emilija Rexhepi, Cerim Bajrami,  përfaqësues të Këshillit komunal të Mitrovicës së Veriut dhe Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve Ivan Tomiç. Në konferencë është diskutuar kryesisht për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti boshnjak në Kosovë. U theksua se është i nevojshëm bashkëpunimi dhe përpjekjet e të gjitha institucioneve relevante për të përmirësuar statusin e komunitetit boshnjake,  dhe për të përmbushur kërkesat e tyre.

Si nikoqir i konferencës, në emër të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, iu drejtua drejtori i sapoemëruar Ivan Tomiç, i cili ju uroi përfaqësuesve të komunitetit boshnjak festën me dëshirë që te janë të qendrueshëm në përpjekjet e tyre për të ruajtur veqorit e identitetit kombëtar dhe kulturor. Me atë rast, ai theksoi se është i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e mirë me përfaqësuesit e komunitetit boshnjak dhe se Zyra është e hapur për të gjitha propozimet dhe sugjerimet në drejtim të përmirësimit të këtij bashkëpunimi.

Tomic shfrytëzoi rastin për të theksuar se Zyra do të vazhdojë të përmirsojë politikat e punësimit të komuniteteve jo-shumicë, sepse papunësia është një problem i madh. \"Përveç programit gjashtëmujore të praktikës për 100 studentë dhe të diplomuar të cilët do të kenë mundësi, si vitin e kaluar, të fitojnë përvojë pune në institucionet publike, ne kemi planifikuar për të nisur iniciativat e reja që do të kontribuojnë në zgjidhjen e këtij problemi.

Programi i praktikës duhet të fillojë në muajin nëntor. Ministritë kanë shprehur tashmë gatishmerinë  e tyre për të pranuar praktikantë, ne presim dhe përgjigjet e komunave. Unë ju ftoj të mbeteni miq dhe koleg të zyrës tonë, për te punuar së bashku për arritjen e qëllimeve tuaja \", tha Tomiq duke i falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen e tyre në konferencë. 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com