Twitter Facebook Youtube

Shefi i Misionit të UNHCR-së vizitoi Zyrën për çështje të komuniteteve

01.10.201510:56

Shefi i Misionit të UNHCR-së Narasima Rao vizitoi Zyrën për  çështje  të  komuniteteve, me ç’rast bisedoi me drejtorin Ivan Tomiq. Shefi i Misionit, shkurtimisht prezantoi fushat kryesore në të cilat  punon UNHCR, dhe kërkoi mbështetjen e  Zyrës së Kryeministrit lidhur me  kthimin dhe me  Rregulloren e re, e cila është në hartim  e sipër në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Tomiq theksoi se Zyra do të   përfshihet më tepër  në programet që kanë për qëllim  kthimin e qëndrueshëm dhe se përveç sigurimit  të  kushteve të banimit, duhet të investohet  në qëndrueshmërinë e kthimit.

Për t’u  avancuar  procesi i  kthimit, për t’i  mbyllur qendrat kolektive dhe për të siguruar qëndrueshmëri, nevojitet  bashkëpunim i  të gjitha institucioneve relevante në këtë proces,  u konkludua në fund të bisedës.
 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com