Twitter Facebook Youtube

KONKURS - Programi i punës praktike në institucionet publike në nivelin qëndror dhe lokal

05.10.201515:37

Zyra e Kryeministrit/Zyra për Çështje të Komuniteteve në bashkëpunim me Ambasadën e Norvegjisë shpall konkursin për “Programin e punës praktike në institucionet qëndrore dhe lokale”, për studentët dhe të diplomuarit  nga radha e pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, i cili ka për qëllim të ndihmoj zhvillimin profesional të këtyre komuniteteve në Kosovë.

Zhvillimi profesional, si proces, ndikon dukshëm në përmirësimin e standardit jetësor. Zhvillimi profesional paraqet investim serioz dhe për këtë shkak kjo fushë është e definuar si qëllim i qartë i cili ka të bëjë me prioritetet strategjike të ZÇK-së. Me këtë program  pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë do t’iu mundësohet të fitojnë përvojë pune qëllimi i së cilës është  lehtësimi i punësimit të qëndrueshëm në të ardhmen.

Zyra për Çështje të Komunitetevedëshiron t'i ndihmoj numrit sa më të madh të studentëve dhe të posa diplomuarve  nga pjestarët e komuniteteve jo-shumicë përmes ''Programit të punës praktike'' dhe atë me anë konkursit publik ku të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të aplikojnë dhe të përzgjidhen nga ana e komisionit të cilin do ta formoj ZÇK-ja.

Shënim: Duke pasur parasysh se komunat, për shkak të madhësisë së tyre, nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për t’iu  mundësuar praktikantëve  kushte të  domosdoshme  për punë,  lusim  praktikantët potencial  të kenë mirëkuptim në qoftë se ne nuk do të jemi  në gjendje t’i  akomodojmë në afërsi të komunës prej nga vijnë, dhe se atyre në këtë rast, do t’u  ofrohen institucionet e nivelit qendror.

Me mbarimin e programit të punës praktike, të gjithë praktikantët të cilët kanë kryer me sukses punën praktike do të paisen me çertifikatë.

Procedura

Përmes konkursit të hapur garues, dhe përmes një vlerësimi profesional dhe të paanshëm, Zyra për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit, (ZÇK/ZKM) do t'i përzgjedh 100 student dhe të posa diplomuar nga radha e komuniteteve jo-shumicë, të jenë pjesë e programit të punës praktike në institucionet publike në nivel qëndrorë dhe lokal.

Në intervistë do të jenë të ftuar vetëm kandidatet të cilët i kan pëmbushur të gjitha kritetere të kërkuara.

Aplikacionet e kandidatëve  të cilët kan qenë pjesë e programit të parë të praktikës, nuk do të jenë të shqyrtuara.

Kriteret e përgjithshme për aplikim

•    Të jenë qytetarë të  Kosovës;
•    Të jenë student apo të sapo diplomuar;
•    Të mos jenë më të vjetër se 30 vjet;
•    Ta njohin njërë prej gjuhëve zyrtare të Kosovës;

Dokumentet përcjellëse për aplikim

1.    Aplikacioni duhet të jetë i mbushur në njërën prej gjuhëve zyrtare të Kosovës (shqip/sërbisht), në formë përmbledhëse dhe me informata të sakta;
2.    Kopjen e letërnjoftimit valid/pasaporta e Kosovës;
3.    Dëshmi nga fakulteti ose kopja e diplomës;
4.    Dëshmitë e kryerjes së kurseve apo trajnimeve (nëse i keni);
5.    Një rekomandim nga persona që njohin mirë personalitetin tuaj dhe që nuk janë të afërm tuaj

Fondi i programit

•    ZÇK ka ndarë 90.000 euro nga  fondi i Ambasadës së Norvegjisë të cilat i janë dedikuar ZÇK-së për nxitjen e komuniteteve në fusha të ndryshme, në mesin e të clave bënë edhe punësimi. Me këtë konkurs do të përfshihen 100 student dhe të posa diplomuar nga e gjithë Kosova, ndërsa pagesa mujore do të jetë 150 euro për person.
•    Fondi total për praktikant, për periudhnen gjashtë (6) mujore është 900€.
•    Përfituesit e mjeteve, në bazë të fondit duhet të kenë xhirollogari personale bankare para se ZÇK/ZKM ta kryej pagesën e mjeteve. Pagesa do të bëhet në valutën Euro ndërsa transfesimi do të bëhet veçanërisht përmes transaksionit bankar.

Në afat brenda tridhjetë (30) ditësh nga mbyllja e konkursit, ZÇK do ti shqyrtojë aplikacionet e pranuara dhe do t'i informojë kandidatët të cilët kanë hyrë në rrethin e ngushtë përzgjedhës. Zyra për Çështje të Komuniteteve më pas do ta formoj komisionin dhe do ti përcaktojë kriteret në bazë të të cilave do të bëhet përzhgjedhja e praktikantëve.

Aplikacionin mund ta shkarkoni në ueb faqën:www.kryeministri-ks.net ose www.kryeministri-ks.net/zck.

Afati i aplikimit do të filloj nga data e shpalljes, 05.10.2015 dhe do të zgjasë katërmbëdhjetë (14) ditë, deri më19.10.2015. në ora 16 00.

Aplikantët duhet ti dorëzojnë dokumentet e tyre (në zarfë të mbyllur), në rr. Nënë Tereza, Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, kati i VI, zyra 606 ose në e-mail adresën;
[email protected].

*Vërejtje: Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në kopje, sepse ato dokumentet nuk do t’iu kthehen.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com