Twitter Facebook Youtube

Zyra për çështje të komuniteteve shpërndan dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

12.01.201614:06

Për të qenë më afër fëmijëve me nevoja të veçanta dhe për të sjellë sado pak buzëqeshje në këto ditë festive nga Zyra për çështje të komuniteteve është marrë iniciativë për shpërndarjen e njëqind e trembëdhjetë (113) dhuratave për nxënësit e shkollës speciale Përparimi në Prishtinë.

Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat që ballafaqohet shoqëria jonë dhe jo çdoherë po mundemi t’u dalim në  ndihmë të gjithëve  përmes këtyre dhuratave simbolike po mundohemi të jemi pranë tyre të paktën në ditët festive dhe të ndajmë sado pak gëzim në mese nesh.

Urojmë që viti që vjen të sjellë vetëm gëzim dhe hare dhe realizim të ëndrrave për çdo fëmijë.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com