Më 15 Shkurt Zyra për Çështje të Komuniteteve organizoi një konferencë me rastin e Ditës së Ashkalive në Kosovë.

Kosova shënon këtë ditë duke bashke ndjerë me qytetarët e saj si gëzimin që sjelle kjo ditë ashtu edhe vështirësitë që na sfidojnë për përmasimin e gjendjes së gjithë qytetareve të Kosovës, duke e përfshire edhe qytetarët të komunitetit Ashkali tha Sanela Sadikoviq në hapje të kësaj konference.
Në emër të Qeverisë, znj. Sadikovic ua uroi festën pjesëtarëve të komunitetit ashkali duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur komunitetin Ashkali dhe komunitetet tjera në Kosovë.
Të pranishmëve iu drejtuan ministri i Administratën Publike Mahir Jagxhillar, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Usmen Baldzi, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Rexhep Hoti, zëvendësministri I drejtësisë Nusret Hoxha, deputetet nga Kuvendi I Kosovës Danush Ademi dhe Etem Arifi.