Twitter Facebook Youtube

Konferenca rajonale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të të drejtava të pakicave

02.11.201714:16

Konferenca Rajonale për të drejtat e njeriut dhe të të drejtave  të pakicave u mbajt në Prishtinë më 26.10. të vitit 2017.. Nikoqir i kësaj konference ishte Këshilli Konsultativ për Komunitete në kuadër të Zyrës së Presidentit. Kjo konferencë ka përfshirë institucionet që merren me çështjet e komuniteteve, organizat  ndërkombëtare si dhe vendet e  rajonit  të cilat  përballen me probleme të ngjashme, kur kemi të bëjmë me   integrimin e komuniteteve jo-shumicë.

 

Me këtë rast, drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, z.  Ivan Milojeviq, konstatoi   se korniza ligjore për komunitetet jo-shumicë është në nivelin e vendeve të zhvilluara evropiane, por se zbatimi i këtyre ligjeve ende nuk është  në nivel të kënaqshëm dhe institucionet qeveritare duhet të arrijnë  një nivel më të lartë të bashkëpunimit në mënyrë që   zbatimi i ligjeve për  komunitetet të përmirësohet. Gjithashtu është  paraqitur plan i punës së   Zyrës për vitin e ardhshëm dhe është theksuar se Zyra,  në periudhën e ardhshme do t’i japë prioritet përmirësimit  të  zbatimit të ligjit për komunitetet jo-shumicë, me theks të veçantë në punësim dhe në vetëpunësim të komuniteteve jo-shumicë.

 

Në të njëjtën ditë, Drejtor i Zyrës  zhvilloi një takim të Grupit për çështje të pakicave (Community Issues  Group), të organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, ku para  institucioneve, organizatave  ndërkombëtare dhe anëtarëve  të Parlamentit  prezantoi  planen  e   gjerë të punës së Zyrës. Me këtë rast, Ambasada Gjermane, përkatësisht organizata GIZ, prezantoi projektin e saj për arsimimin   të cilin janë   duke  e  zbatuar  Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com