Twitter Facebook Youtube

Është organizuar një punëtori me përfaqësuesit e OJQ-ve jo-shumicë

15.12.201710:46

Është organizuar një  punëtori me  përfaqësuesit e OJQ-ve jo-shumicë dhe me asistentë ligjorë, organizuar nga Equal Rights for All Coalition, ku si  panelistë morën pjesë Ivan Milojeviç, këshilltar politik i Kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve dhe Sanela Sadikovic zyrtare e lartë për politika

 

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte prezantimi i  punës së  organizatës ERAC dhe i mënyrës se si do  duhej  të bashkëpunonim  në të ardhmen. Gjatë punëtorisë,  nga asistentët ligjorë janë paraqitur problemet e shumta me të cilat përballen komunitetet jo-shumicë.

 

"Zyra për Çështje të Komuniteteve është në dispozicion për të zgjidhur problemet  e komuniteteve jo-shumicë, sikurse edhe deri tani,  kurse për  vitin 2018 kemi marrë mbështetjen e plotë të Kryeministrit nëpërmjet  rritjes  së konsiderueshme të buxhetit të  planifikuar për vitin 2018, dhe ne do të përpiqemi për të siguruar përfaqësimin e barabartë të ndihmës  për të gjitha komunitetet jo-shumicë", theksoi  Ivan Milojevic

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com