Twitter Facebook Youtube

Shpallje publike per financim te projekteve te OJQ-ve

19.04.201814:37
Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Repubikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e promovimin dhe mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve në Kosove, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet në interes të komuniteteve jo-shumicë që jetojnë në Kosovë.
Qëllimi i kësaj shpallje publike është mbështetje për Zyrën për Çështje të Komuniteteve/Zyrën e Kryeministrit (ZÇK-ZKM) në zbatimin e misionit të saj. Misioni i zyrës është që të gjitha komunitetet në Kosovë t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara për të gjithë qytetarët sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës, si dhe të drejtat shtesë që ua mundësojnë atyre ruajtjen e identitetit dhe kulturës së tyre si dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqërinë kosovare.

Konkretisht, programi për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve jo-shumicë përpiqet që të adresojë boshllëqet rreth zbatimit të kornizës ligjore dhe politike për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve duke përmirësuar kapacitetin e grupeve të interesit drejt avancimit të pozitës së komuniteteve jo-shumicë dhe promovimit të bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe organizatave joqeveritare.


Kjo ftesë për propozime është bërë në formë të shpalljes publike më qëllim që të gjitha organizatat e interesuara dhe të kualifikuara t’ju jepet mundësi dhe e drejtë për paraqitjen e kërkesave të tyre për financim të projektit. Për qëllimet e kësaj ftese për propozim, “organizatat” definohen si organizata kosovare joqeveritare, të bazuara në komunitet dhe/apo të bazuara në mirëbesim, si dhe në pjesëmarrje vullnetare.

OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për fushat prioritare në vijim:
1. Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të komuniteteve dhe forcimi i partneritetit dhe bashkëpunimit të Organizatave Jo-Qeveritare me aktorët e tjerë, në veçanti me institucionet qeveritare që veprojnë në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve.
2. Perkrahja e punesimit te komunitetit jo shumice
3. Avansimi i kualitetit të sherbimeve në vendet ku jetojnë pjestarët e komuniteteve jo shumicë
4. Avansimi i sistemit social për mbrojtjen e komuniteteve duke perfshirë pregatitjen e analizave, strategjive si dhe rekomandimeve për avansimin e sistemit për mbrojtje sociale
5. Informimi i komuniteteve jo shumicë lidhur me proceset politike dhe shoqërore duke perfshirë edhe Marrveshjen e Brukselit si dhe implikimet për jete të populatës
6. Avansimi i shoqerisë, aktivizimi si dhe perkrahja për avansim të punës administrative lokale në vende ku jetojnë pakicat.
7. Perkrahje e Zyrës për Çështje të Komuniteteve në hartimin e dokumenteve strategjike


Organizatat jo-qeveritare mund të aplikojnë me një projekt që të kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve përmes aktiviteteve si më poshtë:
Angazhimin e përmirësuar ndërmjet autoriteteve komunale dhe komuniteteve në adresimin e një apo më shumë fushave të shqetësimit të komuniteteve;

Vëmendjen e shtuar rreth çështjeve të ndërlidhura me femrat nga komunitetet (për shembull, shkalla më e lartë e përfshirjes së femrave në arsim, mundësitë e barabarta të femrave në punësim, përfaqësimi i gruas nga komunitetet etj.)

Përveç kësaj, idetë e projektit mund të përfshijnë një ose me shumë nga rezultate e mëposhtme:

Kapacitetet e zgjeruara të autoriteteve komunale në zbatimin e kornizës ligjore dhe politike për komunitetet, në veçanti për sa i përket planifikimit strategjik;

Zbatimin e shtuar të mbrojtës së të drejtave të komunitetet në një apo më shumë fusha, do të thotë, mos diskriminimin, sigurinë dhe lirinë e lëvizjes, të drejtat e identitetit, kulturës dhe religjionit, gjuhën, mediat, qasjen në arsim, mundësitë ekomomike dhe sociale, shëndetësinë, dhe përfaqësimin;

Zbatimin e shtuar të strategjive dhe veprimeve qeveritare që adresojnë apo ndikojnë tek komunitetet;

Ngritjen e kualitetit të jetës të pjesëtarëve më të rrezikuar të komuniteteve jo-shumicë.

Aktivitetet që kanë për qëllim nxitjen e autoriteteve lokale, institucionet publike dhe akterëve tjerë për bashkëpunim me shoqërinë civile në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve;
Aktivitete që synojnë avancimin e politikave qeveritare në fushën e mbrojtjes dhe avancimit te te drejtave te komuniteteve;
Aktivitete mentorimi dhe trajnimi i stafit të OJQ-ve lokale që operojnë në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të komuniteteve;
Aktivitete për përmirësimin e njohurive dhe zhvillimin e aftësive të punonjësve dhe vullnetarëve të OJQ-ve për avokim dhe fuqizimin e të drejtave të komuniteteve;
Aktivitete që synojnë adresimin e problemeve speciike të komuniteteve qe jetojne ne Kosove në sektor të caktuar të politikave prioritare qeveritare duke përfshirë, arsimin, politikat sociale, shëndetësinë, drejtësinë dhe fusha tjera të ngjashme;

Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 500.000 pesë qind mijë) euro.
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 5000 (pesë mijë) euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 100,000 (një qind mijë) euro.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 09.05.2018.
OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti me nje (1) projekt në kuadër të kësaj thirrje.
Periudha e zbatimit të projektiti është për 12 muaj.
E njëjta OJQ mund të jetë partnere në disa projekte në fushat prioritare të thirrjes.
Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku 1 një vit para datës së publikimit të thirrjes publike.
OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e mbrojtjes dhe promovimit te te drejtave dhe interesave te komuniteteve ne Kosove.
OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes fiannciare publike.
Para nënshkrimit të kontratës, OJQ duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ-ja ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.
Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në web faqen e internetit www.kryeministri-ks.net dhe www.zck-ks.net.
Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme: Zyra për Çështje të Komuniteteve/Zyra e Kryeministrit, kati VI, Zyra nr.606. 10 000 Prishtinë.
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: [email protected]

Deklarate mbi aktivitetet e pershkruara per kontraktoret
Forma e deklarates per financimin e dyfishte
Forma e udhezimeve te thirrjes publike
Formular i deklarates se partneritetit
Formular i deklarates se projekteve te financuara nga burimet publike
Formular i modelit te kontrates
Formular i raportit financiar te projektit
Formular i raportit pershkrues i projektit
Formular mbi viziten ne terren
Formulari i Aplikacionit per projekt
Formulari i propozim Buxhetit te Projektit
Formulari per vleresimin e aplikacioneve
Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com