Twitter Facebook Youtube

Nisja e programit ROMACTED për të mbështetur integrimin e romëve në nivel lokal

07.06.201807:44

Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian zyrtarisht filluan programin e përbashkët ROMACTED për "Promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të romëve në nivel lokal" në Kosovë *. Programi synon të angazhojë autoritetet lokale në krijimin e politikave dhe veprimeve të qëndrueshme për të rritur qeverisjen vendore demokratike dhe fuqizimin e komuniteteve rome lokale.

Veprimtaria mblodhi së bashku përfaqësues të autoriteteve kombëtare dhe lokale, komunitetin rom, organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetin ndërkombëtar.

Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, znj. Isabelle Servoz-Gallucci, në fjalën e saj përshëndetëse tha se "ROMACTED lejon pjesëmarrjen dhe inkurajimin e romëve dhe ka të bëjë me përkujtimin e autoriteteve lokale mbi nevojën për të bërë më shumë rreth komuniteteve të cenueshme ".

Z. Ivan Milojeviç, Drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve në kabinetin e Kryeministrit prezantoi aktivitetet që ka ndërmarrë zyra ku po merr pjesë komuniteti rom. Njëri prej tyre është programi i praktikës që synon të ndihmojë disavantazhin dhe të neglizhencën e të rinjve siç janë romët. Z. Milojeviç diskutoi per aktivitetet e banimit social që janë me rëndësi dhe sfidë në të njëjtën kohë për komunitetin rom. Ai i ftoi të gjitha palët e interesuara që të bashkojnë forcat në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com