Twitter Facebook Youtube

Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI Kosovo)

13.06.201808:37

Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI Kosovo) në bashkëpunim me Komisionin për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve/Zyra e Kryeministrit, Drejtori i Zyrës Ligjore/ Zyra e Kryeministrit, Drejtori i Sekretariatit Koordinues i Qeverisë/Zyra e Kryeministrit, Kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete në kuadër të Zyrës së Presidentit, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit Civil/ Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komunat e përfshira në procesin e verifikimit të diplomave organizuan një punëtori dy ditore nga data 8-10 qershor 2018 në Durrës, Shqipëri.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte diskutimi i mandatit të Komisionit të Pavarur për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, sfidat e ndryshme në procesin e punës, si dhe mënyrat e koordinimit më të mirë. Një nga elementët kryesorë që u diskutua në këtë punëtori ishte nevoja për zgjerimin e mandatit të Komisionit për Verifikim të diplomave për të përfshirë edhe institucionet tjera arsimore në gjuhën serbe, veçanërisht kolegjet, shkollat profesionale dhe shkollat e mesme.

Gjatë punëtorisë akterët u dakorduan që të iniciohen të gjitha procedurat administrative dhe ligjore për të filluar këtë proces sa më parë që të jetë e mundur, gjithashtu janë vendosur disa hapa konkret që do të miratohen në javët e ardhshme.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com