Twitter Facebook Youtube

Konkurs - Koordinator për bashkëpunim me komunat

10.12.201809:24

Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit implementon projektin e financuar nga Ministria e punëve të jashtme të Norvegjisë, Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë:

Koordinator për bashkëpunim me komunat

Mitrovica Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok (katër pozita)

 

Termat e referencës:

·        Të ndihmoj strukturat komunale, kryetarin e komunës, drejtorët e departamenteve, Kuvendin etj. në komunë në përcaktimin e nevojave që lidhen me hartimin e planeve dhe projekteve, nxjerrjen e rregulloreve komunale dhe akteve të tjera ligjore etj.

·        Të jetë pika kryesore e e kontaktit ndërmjet komunës dhe bashkësisë ndërkombëtare, institucioneve qendrore, organizatave të shoqërisë civile, sektorit privat etj.

·        Të mbështes zyrtarët komunal në vendosjen e kontakteve dhe bashkëpunimit me institucionet qendrore, komunitetin ndërkombëtar, organizatat e shoqërisë civile, sektorin privat dhe institucionet e tjera relevante.

·        Të vendos dhe mbaj një rrjeti kontaktesh me donatorë dhe organizata të ndryshme të interesuara për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

·        Të ofroj këshilla strategjike, politike dhe operacionale për lidershipin lokal në procesin e identifikimit, zhvillimit, zbatimit dhe vlerësimit të projekteve dhe aktiviteteve në veri të Kosovës

·        Të bashkëpunoj me konsulentët e tjerë dhe të merr pjesë në aktivitete të tjera donatore që ofrojnë mundësi për të lehtësuar shkëmbimin e përvojave për performancë më të mirë komunale dhe ofrimin e shërbimeve

 

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:

·        Diplomë universitare në Administratën Publike, Menaxhment ose në një fushë tjetër të përshtatshme;

·        Minimum 8 vjet përvojë pune (mundësisht  në sektorin publik ose organizatat ndërkombëtare);

·        Minimum 3 vjet përvojë pune të dëshmuar në Komunën përkatëse;

·        Njohuri për rregulloret / legjislacionin lokal të administratës publike;

·        Aftësi për të ofruar këshilla substanciale për hartimin e planeve dhe projekteve, akteve ligjore dhe politikave ;

·        Njohuri gjuhësore: të shkëlqyera në gjuhën serbe dhe angleze;

·        Aftësi të shkëlqyera nder personale dhe të komunikimit;

·        Kreativ dhe zgjidhës i problemeve me orientim kah rezultati;

·        I zellshëm, i matur dhe i gatshëm për të trajtuar informacionin e ndjeshëm;

·        Një të kuptuar të plotë të situatës politike në Kosovë;

·        Vizioni strategjik, aftësi të forta teknike dhe analitike;

·        Aftësi organizative të demonstrueshme

·        Aftësi të forta raportimi dhe shkrimi;

·        Aftësi për të punuar në një ekip, për të zhvilluar sinergji dhe për të vendosur marrëdhënie efektive të punës;

·        Aftësi për të punuar nën presion dhe situata stresuese;

                                                                                                                                                        

Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar t'i dorëzojnë CV-të e tyre me të paktën dy referenca në adresën e e-mailit: [email protected] .

Ju lutemi shkruani në lëndë titullin e pozitës dhe komunën përkatëse.

Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të informohen për rezultatin e aplikimit të tyre në kohën e duhur.

Konkursi është i hapur nga 10.12.2018 deri më 18.12.2018

Aplikacionet e pranuara pas afatit të aplikimit nuk do të merren parasysh.

Aplikuesit të cilët nuk i përmbahen udhëzimeve të lartpërmendura të aplikimit ose të cilët nuk i plotësojnë kërkesat thelbësore të specifikuara në këtë shpallje për vende të lira pune nuk do të merren parasysh.

Rekrutimi do të jetë vetëm në BAZË LOKALE.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com