Twitter Facebook Youtube

Konkurs - Koordinator i projektit

11.12.201814:07

Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit implementon projektin e financuar nga Ministria e punëve të jashtme të Norvegjisë, Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë dhe shpall konkurs për pozitën:

Koordinator i projektit

 

Përshkrimi i punës për pozitën koordinator i projektit:

·        siguron implementimin e projektit “Mbështetje Zyrës për çështje të komuniteteve”, të cilin e mbështet Ambasada e Norvegjisë, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar dhe planet e veprimit

·        përgatit planet e punës, planet operative, financiare dhe të prokurimit

·        përcjell dinamikën e ekzekutimit të buxhetit, duke përfshirë edhe implementimin e të gjitha aktiviteteve të projektit

·        përgatit materialet përkatëse për takimet e rregullta që janë paraparë gjatë projektit

·        harton materiale analitike, informative dhe materiale tjera, informacione dhe akte tjera nga fusha e menaxhimit të ciklit të projektit

·        harton dokumentacionin e projektit, dosjet dhe format e tenderit, përcjell procesin e aplikimit dhe udhëheq sesionet informuese

·        merr pjesë në monitorimin e të gjithë aktiviteteve projektuese të Programit, duke përfshirë edhe punën në terren dhe vizitën shfrytëzuesve të Programit

·        kryen analizën adekuate të suksesit të projektit, përmes përgatitjes së raporteve të vlerësimit, raporteve periodike

·        mban evidencën, mbikëqyr dhe raporton lidhur me aktivitetet, punën e konsulentëve dhe nënkontraktuesve, dhe lidhur me grantet që financohen nga fondet e projektit

·        përgatit raporte dhe analiza financiare lidhur me realizimin e projekteve dhe bashkëpunon me Revizorin, varësisht nga nevoja.

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:

·        Minimum 6 vjet përvojë pune (e dëshirueshme në sektorin publik apo në organizatat vendore apo ndërkombëtare);

·        E dëshirueshme përvoja e punës me grante të mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë

·        Njohuri elementare rreth rregulloreve/ligjeve relevante për zbatimin e projekteve;

·        Aftësi për të ofruar këshilla substanciale për hartimin e planeve dhe projekteve, akteve ligjore dhe politikave;

·        Kërkesat në aspekt gjuhësor: njohuri të mira të gjuhës serbe, shqipe dhe angleze;

·        Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të komunikimit;

·        Kreativitet dhe zgjidhje e problemeve me orientim kah rezultati;

·        Vigjilencë, maturi dhe gatishmëri në trajtimin e informacioneve të ndjeshme;

·        Kuptim i mirëfilltë i situatës politike në Kosovë;

·        Vizioni strategjik, aftësi të mira teknike dhe analitike;

·        Aftësi organizative të demonstrueshme

·        Aftësi të mira raportimi dhe shkrimi;

·        Aftësi për të punuar në ekip, për të zhvilluar sinergji dhe për të vendosur marrëdhënie efektive të punës;

·        Aftësi për të punuar nën presion dhe situata stresuese;

·        Aftësi për të punuar në mjedis multietnik;

·        Njohuri në teknologjinë e informacionit me theks menaxhimin  dhe dizajnimin e bazave të të dhënave, administrimin e uebit, si dhe njohur të mira të pakos Microsoft Office.

 

Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar t'i dorëzojnë CV-të e tyre me të paktën dy referenca në e-mail adresën: [email protected] .  

Në titulli të e-mailit shkruani emrin e pozitës.

Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të informohen për rezultatin e aplikimit të tyre në kohën e duhur.

Konkursi është i hapur prej datës 12.12.2018 deri më 20.12.2018.

Aplikacionet e pranuara pas afatit të aplikimit nuk do të merren parasysh.

Kandidatët të cilët nuk i përmbahen udhëzimeve të lartpërmendura të aplikimit apo të cilët nuk i plotësojnë kërkesat themelore të specifikuara në këtë konkurs për vend pune nuk do të merren parasysh.

Rekrutimi do të jetë vetëm në NIVEL LOKAL.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com