Twitter Facebook Youtube

Konkurs - Programi i praktikës në institucionet e nivelit qendror dhe lokal

23.01.201916:13

Zyra e Kryeministrit / Zyra për Çështje të

Komuniteteve (ZKM / ZÇK), në bashkëpunim me Ambasadën e Norvegjisë, shpall konkurs

për "Programin e praktikës në institucionet

publike në nivel qendror dhe lokal", për studentët e vitit të fundit

të sudimeve themelore  dhe master dhe për

të diplomuarit e studimeve themelore dhe master nga radhët e komuniteteve jo

shumicë (në përputhje me ligjet e zbatueshme të Kosovës), për të ndihmuar zhvillimin

profesional të këtyre komuniteteve në Kosovë.

 

Zhvillimi

profesional paraqet investim serioz dhe për këtë arsye, kjo fushë është përcaktuar

si një qëllim i qartë që i referohet prioritetit përkatëse strategjik të ZÇK-së.

Me këtë program, do t'iu mundësohet pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë për

të fituar përvojë pune profesionale me qllim të lehtësimit të gjetjes së punës

së qëndrueshme në të ardhmen. Gjithashtu, ZÇK dëshiron të nxisë rritjen e pjesëmarrjes

së komuniteteve jo shumicë në institucionet publike.

Shënim: Duke pasur

parasysh se komunat, për shkak të madhësisë së tyre, nuk disponojnë me kapacitete

të mjaftueshme për t iu mundësuar praktikantëve  kushtet e nevojshme për punë, i lusim

praktikantët potencial që të kenë mirëkuptim nëse ne nuk do të jemi në gjendje

për t'i vendosur ata në afërsi të komunës nga e cila vijnë, dhe në atë rast do t'iu

ofrohen institucionet e nivelit qendror.

 

Pas

përfundimit të programit të stazhit, të gjithë praktikantët të cilët kanë

përfunduar me sukses programin do të marrin një çertifikatë.    

 

 

 

 

Procesi 

 

Pas përfundimit të konkursit, ZÇK-ja, do të formojë,

në përputhje me ligjin dhe procedurat, një komision për zgjedhjen e

kandidatëve. Do të përzgjidhen 100 kandidatë, për të kryer stazhin në

institucionet publike në nivel lokal dhe qendror.  

 

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet

e konkursit do të ftohen për një test me shkrim. Kandidatët të cilët marrin

numër të mjaftueshëm të pikave do të ftohen për intervistë.  

 

Pas përzgjedhjes së knadidatëve për punë

praktike, atyre do t'iu ofrohet kursi falas i gjuhës shqipe dhe serbe. Kursi

është i dizajnuar të zgjasë tre muaj dhe pas përfundimit me sukses të kursit,

kandidatët do të fillojnë me punë praktike. Gjatë kursit, kandidatët nuk do të

marrin kompenzim në të holla.

 

Aplikacionet e kandidatëve që kanë marrë pjesë në raundin e

parë dhe të dytë të programit të praktikës, të vitit 2015-2016 dhe 2018 nuk do

të merren parasysh.  

 

Kriteret

e përgjithshme për aplikim: 

 

·        Të jenë shtetas të Kosovës;

·        Të jenë studentë në vitin e

fundit të studimeve themelore ose master, të diplomuarit e studimeve themelore

dhe master;

·        Të jenë jo më të vjetër se 30

vjeç;

·        Të kenë njohuri  të një gjuhë zyrtare të Kosovës.

 

 

 

1.      Dokumentacioni mbështetës

për aplikimin; 

2.      Formulari i aplikimit

duhet të plotësohet në një nga gjuhët zyrtare të Kosovës (serbisht / shqip), në

formë të përmbledhur me të dhëna të sakta (që do të merret në konsideratë vetëm

formulari i ZÇK);

3.      Një kopje të letërnjoftimit

/ pasaportës të vlefshme të Kosovës;

4.      Dëshmi e stazhit studentor

ose kopje të diplomës;

5.      Dëshmi mbi vijimit të kurseve

dhe trajnimeve (nëse ka);

6.      Një rekomandim nga një

person i cili ju njeh dhe me të cilin ju nuk jeni në lidhje familjare.

 

Fondi i

programit 

        ZÇK-ja do të ndajë 90.000 euro nga

fondi i alokuar nga Ambasada Norvegjeze, i cili synon të zhvillojë dhe mbështet

komunitetet në fusha të ndryshme, duke përfshirë dhe punësimin. Ky konkurs do

të përfshijë 100 praktikantë në të gjithë Kosovën dhe kompenzimi mujor për ta

do të jetë  150 euro, bruto për person. Programi

i praktikës do të zgjasë gjashtë (6) muaj.

        Fondi total për një praktikantë,

për një periudhë prej gjashtë (6) muajsh është 900 €.

        Përfituesit e fondeve, bazuar në

fondin, duhet të kenë një llogari bankare të veçantë, para se ZÇK / ZKM  të bënë transferin e fondeve. Pagesa do të

bëhet në euro dhe transferimi bëhet vetëm përmes transaksioneve bankare.

 

Brenda 30 ditëve nga data e mbylljes së

konkursit, ZÇK do të shqyrtojë aplikacionet e dorëzuara dhe do të njoftoj

kandidatët që janë në listën e ngushtë, si dhe do t'i ftojë ata në një test me

shkrim. Vetëm kandidatët që e kalojnë testin do të ftohen për intervistë.

 

Formularin e aplikimit mund ta gjeni në  http://www.zck-ks.net

 ose www.kryeministri-ks.net

 

Afati i aplikimit fillon nga data e publikimit, më 24.01.2019, dhe do të zgjasë 15

(pesëmbëdhjetë) ditë, deri më datë 08. 02.2019 në ora 16:00.

 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë

dokumentet e tyre (të paketuara në një zarf) në rr. Nënë Tereza, Ndërtesa e Qeverisë, kati i gjashtë, zyra nr. 606,

ose me email  [email protected]    

 

*

Shënim: Kopjet e dokumenteve të kërkuara, nuk do të kthehen.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com