Twitter Facebook Youtube

Konkursi per Organizatat joqeveritare (OJQ)

23.04.202014:16

 

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria-Vlada-Government 

Zyra e Kryeministrit-Ured Premijera-Office of the Prime Minister

Zyra për Çështje të Komuniteteve – Kancelarija za pitanje Zajednica – Office for Community Affairs

 

 

Konkursi për Organizatat joqeveritare (OJQ-të) për shpërndarjen e ndihmës për grupet më të rrezikuara të pakicave në Kosovë, të prekura nga virusi Covid 19 i paraparë ne planin emergjent të Qeverisë së Kosovës

 

 

Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, shpall thirrje për propozime me qëllim të mbështetjes financiare për organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen, përmirësimin dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve pakicë në Republikën e Kosovës.

 

1. Hyrje

 

Më dat. 02 prill 2020, Qeveria e Kosovës siguroi dhe miratoi një paketë masash për të luftuar virusin covid 19, të gjitha me qëllimin për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, dhe në te njëjtën kohë është bërë krijimi i një plani operativ për Paketën e Ndihmës emergjente Fiskale që rendit të gjitha aspektet individuale të financimit dhe nga cilat linja / institucione buxhetore.

 

Qëllimi kryesor i kësaj thirrje është të mbështesë iniciativat dhe projektet që synojnë përmirësimin e jetës së komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës, të cilat janë prekur më së shumti nga virusi Covid 19.

 

Shuma totale e gjithë programit të ndihmës për komunitetet jo-shumicë, të 3 lot-et e listuar, është 2.000.000 euro.

 

Duke pasur parasysh situatën aktuale ekonomike të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, kjo masë do të përqendrohet kryesisht në këto tre komunitete, duke mos përjashtuar komunitetet  tjera jo-shumicë.

 

 

2. Fushat me prioritet

 

Në përputhje me objektivin e mësipërm, Zyra për çështje te komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, përcakton, në bazë të planit të miratuar, propozimet për financim në fushat e mëposhtme me prioritet:

 

Lot 1.Dërgimi i pakove me artikuj ushqimor themelore jetësor për personat më të cenueshëm;

dhe dërgimin e pakove me pajisje themelore higjienike për personat më të cenueshëm;

Lot 2 Mbështetje financiare për mini- bizneset familjare dhe artizanale që kanë pësuar pasoja më te vështira te shkaktuara nga virusi korona.

Lot 3 Ndihmë për të braktisurit, të sëmurët dhe të moshuarit në formën e shërbimeve te gerontologjisë ku është paraparë, në të njëjtën kohë, të ofrohet edhe ndihma psikologjike; ndihmë për personat me aftësi të kufizuara për të furnizuar dhe pajisur me artikuj themelore dhe adekuate jetësore dhe për funksionim normal;  ndihmë për personat që kanë qenë të ekspozuar në mënyre direktë ndaj virusit covid 19 (karantinë)

 

2.1 Një program i përqendruar në përfshirjen sociale dhe ndihmën për grupet më të cenueshme si dhe bizneset artizanale familjare te ftohën për te aplikuar  për ndihmë financiare për ide projektuese sipas Lot-eve specifike me karakter:

 

2.1.1 Lot 1. Dorëzimi i pakove më ushqime themelore për jetës personave më të rrezikuar; dhe Dorëzimi i pakove me pajisje themelore higjienike personave më të rrëzikuar -

          Thirrje për organizata joqeveritare

 

• Shuma totale për Lot 1 është 1.200.000 EUR.

 

• Është paraparë që do të mbështeten me mbështetje financiare deri në 20 organizata, përmes thirrjeve për tërë territorin e Kosovës.

 

• Shuma maksimale për te cilën, mund të aplikojë një organizatë ose një bashkësi organizatash është deri në 100.000 EUR.

 

• Aplikantët duhet të përqendrohen ne programin e tyre në përcaktimin e prioriteteve dhe ndihmës ndaj personave më te rrezikuar  sociale, te prekur nga virusi Covifd 19 nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, kjo masë do të përqendrohet kryesisht në këto tre komunitete, duke mos përjashtuar komunitetet tjera jo-shumicë.

 

• ZQK do të lidh një marrëveshje bashkëpunimi me Kryqin e Kuq Qendror të Kosovës, prandaj pritet nga organizatat që në buxhetin e tyre të parashikojnë dhe mëditjet për vullnetarët e Kryqit të Kuq, në proporcion me numrin e pakove që do te duhej të shpërndahen tek përdoruesit e fundit.

 

• Periudha e zbatimit duhet të jetë jo më shumë se dy muaj nga data e nënshkrimit. Periudha e parashikuar e zbatimit është qershor / korrik 2020.

 

Vërejtje: Çdo regjion do të ketë numrin e caktuar të përfituesve të OJQ-ve, varësisht nga numri i banorëve të atij regjioni: 

 

Regjioni i Ferizajit : ( Ferizaj, Hani I Elezit, Kaçanik, Shtimje dhe Shtërpce) jo më pak se 2 përfitues të subvencioneve dhe jo më shumë se 4 

 

Regjioni i Gjakovës: ( Deçan, Gjakovë, Junik dhe Rahovec) jo më pak se 2 përfitues të subvencioneve dhe jo më shumë se 4 

 

Regjioni i Gjilanit: ( Gjilan, Kamenice, Kllokot, Partesh, Ranillug dhe Viti) jo më pak se 2 përfitues të subvencioneve dhe jo më shumë se 4 

 

Regjioni i Mitrovicës:  ( Leposaviç, Mitrovica, Mitrovica Veriore, Skenderaj, Vushtrri, Zubin Potok dhe Zveçan) jo më pak se 3 përfitues të subvencioneve dhe jo më shumë se 4 

 

Regjioni i Pejës: ( Peja, Istog, Klinë) jo më pak se 3 përfitues të subvencioneve dhe jo më shumë se 4 

 

Regjioni i Prishtinës: ( Gllogoc, Graçanicë, Fushë Kosovë, Lipjan, Novo Bërdë, Obiliq, Podujevë dhe Prishtinë) ) jo më pak se 4 përfitues të subvencioneve dhe jo më shumë se 5

 

Regjioni i Prizrenit: ( Dragash, Malishevë, Mamushë, Prizren dhe Suharekë) jo më pak se 4 përfitues të subvencioneve dhe jo më shumë se 5

 

 

 

2.1.2 Lot 2 Ndihma financiare për mini- bizneset familjare dhe artizanale që kanë

         pësuar pasoja të rënda të shkaktuara nga virusi korona.-thirrje për biznese.

 

  • Shuma totale për Lot 2 është 400,000 EUR.

 

  • Parashihet që me mbështetje financiare të mbështes përafërsisht 100 biznese në kuadër të thirrjes për tërë territorin e Kosovës.

 

  • Shuma minimale për këtë veprimtari është 500 EUR, ndërsa shuma maksimale për të cilën mund të aplikojnë është deri në 5,000 EUR.

 

  • Periudha e zbatimit duhet të jetë jo më shumë se një muaj nga data e nënshkrimit. Periudha e parashikuar e zbatimit është qershor / korrik 2020.

 

  • Karakteristikat e bizneseve familjare dhe zejtarë janë:

- Mund të aplikojnë të gjitha ndërmarrjet nga fusha e shërbimeve dhe prodhimit në tërë Kosovën.

- Plotësoni aplikacionin e bashkëngjitur me të dhënat përkatëse që mund të shkarkohen nga web-faqja e ZQK.

- Vërtetim i regjistrimit të biznesit në Kosovë;

- Vërtetim i Numrit Fiskal të biznesit;

- Konfirmimi i ATK-së që organizata ka përmbushur të gjitha detyrimet e pagesës;

- CD Formulari për 3 vitet e fundit;

- Kopja e kartës së identitetit (letërnjoftimi) të pronarit të biznesit;

- Kopja e kartelës bankare të biznesit të regjistruar.

 

 

 

Lot 3 Ndihmë për të braktisurit, të sëmurët dhe të moshuarit në formën e shërbimeve te gerontologjisë ku është paraparë njëkohësisht dhe ndihma psikologjike; ndihmë për personat me aftësi të kufizuara në furnizime me ushqime adekuate jetësore si dhe me pajisje adekuate për funksionim normal;  ndihmë për personat që gjatë pandemisë kanë qenë  të ekspozuar  direkt ndaj virusit covid 19 (karantinë) - Ftesë për organizatat joqeveritare

 

 

• Shuma totale për Lot 3 është 400,000 EUR.

 

Është paraparë që do të mbështeten me mbështetje financiare deri në 10 organizata, në kuadër të thirrjes për tërë territorin e Kosovës.

 

• Shuma maksimale për te cilën, mund të aplikojë një organizatë ose një bashkësi organizatash është deri në 50.000 EUR.

 

• Periudha e zbatimit duhet të jetë jo më shumë se tre muaj nga data e nënshkrimit. Periudha e parashikuar e zbatimit është qershor / gusht 2020.

 

• Aplikantët duhet të përqendrohen ne programin e tyre në aktivitetet e mëposhtme:

 

- Përmirësimi i cilësisë të  shërbimeve rezidenciale  dhe  të kujdesit ditor ne komunitetet;

- Avancimi i socializmit dhe i mirëqenies së përdoruesve rezidencial dhe të qendrave të kujdesit ditor në komunitetit

- Ndihmë për personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, fëmijët në zhvillim në

  furnizim me pajisje adekuate ortopedike dhe pajisje të tjera mjekësore për të lehtësuar

  funksionimin.

- Ofrimi i shërbimeve të ndihmës dhe ndihmës sociale për të përmirësuar shëndetin  psikologjik dhe fizik të personave që kanë qenë drejtpërdrejt të ekspozuar ndaj virusit Kovid 19.

 

2.2 Mundësia e aplikimit për lot-e

 

2.1 Të gjithë aplikantët që aplikojnë për lot-et e mësipërme mund të shkarkojnë aplikacionin i cili

     është  i vendosur në web faqen ZQK.

2.2 Një organizatë mund të aplikojë maksimum me një projekt (1 dhe 3 lote) për secilin

      nga lot-et e lart-përmendur në lidhje me thirrjet për organizatat joqeveritare.

2.3 Nëse një organizatë aplikon në dy lot-e (1 dhe 3 lot-e), ajo duhet të dëshmojë kapacitetet e veta të brendshme dhe potencialin organizativ për implementim.

2.4 Pranueshmëria e financimit nënkupton 100% të  kostove që bart organizata, por nuk mund të ketë më shumë se 10% të kostove administrative, 90% te kostove të mbetura janë për përfituesit përfundimtarë.

 

3. Kriteret e përgjithshme për OJQ-të:

Për t'u kualifikuar për ndihmë financiare publike, aplikantët duhet të plotësojnë kriteret minimale të përgjithshme të përcaktuara më poshtë:

  • Formulari i plotësuar me informacione përkatëse, i cili mund të shkarkohet nga web-faqja ZQK.
  • Certifikatë e regjistrimit të OJQ-se ne autoritetin kompetent në Republikën e Kosovës
  • Vërtetim i numrit fiskal;
  • Letërnjoftimi i vlefshëm i udhëheqësit të OJQ-së përkatëse ose personit të autorizuar, lëshuar nga autoriteti kompetent i Republikës së Kosovës;
  • Vërtetim i vlefshmërisë së llogarisë bankare të organizatës;
  • Si dhe dokumente ose prova nga burimet tjera të financimit / mbështetjes nga donatorët tjerë.
  • Vërtetim se OJQ-ja nuk ka detyrime tatimore, (nga ATK).

 

4. Kriteret e vlerësimit:

 

Gjatë vlerësimit të propozimeve të projektit, Komisioni do të vlerësojë si më poshtë:

 

• nëse një OJQ ka kapacitet profesionale për të realizuar aktivitetet e planifikuara në projekt / program

• A posedojnë OJQ-të aftësi të mjaftueshme menaxhuese (përfshirë stafin, pajisjet për te menaxhuar projektin)?

• А është caktuar ekipi i projektit  dhe përgjegjësit e anëtarëve të ekipit??

• Sa është relevant projekt propozimi për qëllimin dhe fushën e thirrjes publike (nëse projekti ka të bëjë me aktivitetet e parashikuara me  politika në fushat e mbuluara nga thirrja ?

• A janë të përcaktuar qartë objektivat e projektit / programit dhe a janë realisht te arritshme? 

• A janë aktivitetet e projektit / programit të qarta, të arsyeshme, të kuptueshme dhe të zbatueshme?

• A janë realiste kostot e projektit / programit për sa i përket rezultateve specifike dhe kohëzgjatjes së pritshme të projektit?

• A janë kostot e projektit në përputhje me aktivitetet e planifikuara të projektit / programit?

 

 

OJQ-të mund të aplikojnë me se shumti me një projekt (1) në kuadër të kësaj thirrje publike,. Periudha e zbatimit të projektit është jo më vonë se 31 gusht 2020.

 

 

 

Të drejtë për të aplikuar me projektet e tyre, kanë OJQ-të të cilat dëshmojne se programi i tyre i punës është i përqendruar në fushat e përfshirjes sociale. OJQ-të gjithashtu duhet të kryejnë transaksione financiare në mënyrë transparente, në përputhje me legjislacionin në fuqi, në përputhje me rregullat e kontabilitetit, dhe të përmbushin detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve të tjerë të ndihmës financiare publike.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ-të duhet të japin prova që OJQ-ja, pra personi përgjegjës i organizatës, ka zgjidhur çdo çështje të pazgjidhur në lidhje me pagesën e kontributeve dhe taksave të papaguara, nëse është e aplikueshme.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë (dhënë), dhe vetëm ne forme elektronike, te cilit së bashku me Udhëzuesin për aplikantet është në dispozicion në web faqen e internetit të ZQK : www.zck-ks.net

OJQ-të duhet të dorëzojnë formularët e kompletuar dhe dokumentacionin mbështetës në mënyrë elektronike në email-adrese[email protected]

Të gjitha pyetjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm përmes postës elektronike, duke dërguar email [email protected]. Jo më vonë se 5 ditë para përfundimit të thirrjes publike .

 

Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha organizatat nga komunitetet jo-shumicë që të bëjnë kërkesë për të gjitha lot-et e mësipërme.

 

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga data e publikimit të thirrjes për propozime. (23.04.2017-06.05.2020). Aplikimet që mbërrijnë pas këtij afati nuk do të merren në konsideratë.

 

 

 

.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com