Twitter Facebook Youtube

Thirrje publike per eksperte te jashtm

07.05.202013:08

 


 

SHPALL


Thirrje publike për ekspertë të jashtëm që të marrin pjesë në komision për vlerësimin e projekteve të OJQ-ve dhe bizneseve te vogla ekonomike

 

07.05.2020

 

Bazuar në paketën e miratuar të asistencës fiskale dhe planin e miratuar operativ, masa 9, Zyra për çështje të komuniteteve fton dy përfaqësues për të marrë pjesë në komisionin e vlerësimit të projekteve, bazuar në konkursin për aplikime të organizatave joqeveritare të shpallur me 23 prill 2020, përfshirë përfaqësuesit e OJQ-ve.

 

 

Rregullorja MF-nr. 04/2017 për kriteret, standardet dhe procedurat për financimin publik të organizatave joqeveritare, në nenin 8 paragrafi 3.2, përcakton që pjesë e secilit komision vlerësues për vlerësimin e propozimeve të projekteve të OJQ-ve të pranuara në thirrjet publike duhet të jenë dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm, përfshirë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.

 

Për këtë qëllim, Zyra për çështje te komuniteteve  fton të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë për të qenë pjesë e komisionit vlerësues si ekspertë të jashtëm për të vlerësuar propozimet e projekteve të paraqitura nga  OJQ-të dhe bizneset e vogla, për financim përmes fondeve publike.

 

Të drejtën për të aplikuar kanë:

 

• Punonjës në organizata joqeveritare që veprojnë në Republikën e Kosovës;

• Ekspertë të pavarur me të paktën 5 vjet përvojë pune në administratën publike, hartimin dhe menaxhimin e projekteve, ose fusha të ngjashme.

 

Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

 

• Duhet të kenë të paktën nivelin e studimeve themelore universitare - Bachelor;

• Duhet të kenë së paku 5 vjet përvojë pune;

• Përvojë në projekte të OJQ-ve;

• Përvojë në punën me projekte lokale mikro-ekonomike

• Nuk duhet të jenë të emëruar politikisht, nëpunës civilë ose në pozita të ngjashme në administratën publike.

 

Aplikantët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

 

• Letër motivimi

• CV e azhurnuar;

• Provat e arsimimit dhe të përvojës së punës;

• Punonjësit e OJQ-ve duhet të paraqesin një letër nominimi nga udhëheqësi  i OJQ-së në të cilën është i punësuar aplikanti.

 

Për shkak të rrethanave përgjithësisht të njohura, të krijuara nga pandemia me virusin, i tërë  dokumentacioni e nevojshëm duhet të dërgohet vetëm përmes adresës elektronike (e-maill ) të Zyrës së Kryeministrit për Komunitete (([email protected])

 

Zyra e Kryeministrit për Komunitete inkurajon fuqimisht anëtarët e komuniteteve jo-shqiptare që të aplikojnë në konkurse të hapura me qellim për të gjetur kandidatët / aplikantët më të përshtatshëm.

 

Për informacion shtesë mund të njoftoheni me telefon: 038 200 14 057

Vetëm kandidatët nga lista e shkurtër do të kontaktohen.

 

Afati i aplikimit është i hapur 5 ditë nga data e publikimit, nga 07.05. 2020 deri në 12.05. 2020.

 

Aplikimet që vijnë pas afatit dhe aplikimet jo të plota do te refuzohen


Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com