Twitter Facebook Youtube

Projekti për ndërtimin e fermës së deleve në komunën e Graçanicës

24.06.202016:21

Projekti për ndërtimin e fermës së deleve në komunën e Graçanicës

 

 

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srđan Popović u takua sot me peshkopin e Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, drejtorin e Zyrës për komunitete, Ivan Milojević dhe ambasadorin e Norvegjisë, Erik Grøndahl, për të diskutuar mbi projektin për ndërtimin e një ferme delesh dhe investime në zhvillimin ekonomik, njoftoi komuna e Graçanicës.

Në mbledhje u diskutuan edhe për mjetet që Ambasada Norvegjeze dëshiron t’i investojë në ndërtimin e fermës, në mënyrë që t’i ndihmojë motrat e manastirit të Graçanicës, dhe në të njëjtën kohë të punësojë një numër të caktuar njerëzish në atë fermë.

Popović theksoi se kjo është një nga mënyrat për të ndihmuar zhvillimin ekonomik në ato hapësira.

„Para së gjithash, dëshiroj të falënderoj ambasadorin për bashkëpunimin e mirë deri më tani dhe për vendimin për një hap të tillë, që do të thotë shumë për ne, veçanërisht për motrat e manastirit të Graçanicës“, tha Popović.

Ambasadori Norvegjez në Kosovë Jens Erik Grøndahl tha pas takimit se Norvegjia dëshiron të mbështesë zhvillimin ekonomik në mjediset serbe

„Ky është një kontribut nga Norvegjia, ne duam të mbështesim zhvillimin ekonomik në mjediset serbe në Kosovë. Jemi pajtuar që të mbështesnim Kishën Ortodokse Serbe dhe të ndërtojmë një fermë të re në komunën e Graçanicës “ tha ambasadori Grøndahl.

Peshkopi Teodosije tha se projekti ka një rëndësi të madhe për manastirin e Graçanicës.

„Ne i jemi mirënjohës Ambasadës Norvegjeze, e cila ka ndarë të holla për projektin që duhet të zbatohet në manastirin e Graçanicës; fjala është për një fermë delesh me një kapacitet prej 250 delesh. Kjo do të plotësojë ekonominë e manastirit dhe do të jemi në gjendje të punësojmë sa më shumë njerëz nga rrethina, gjë që ka një rëndësi të madhe për qëndrueshmërinë dhe mbijetesën në këto hapësira. Komuna e Graçanicës dhe Zyra për çështje të komuniteteve janë gjithashtu të përfshira në këtë projekt dhe shpresoj që gjatë vitit të jemi në gjendje ta realizojmë këtë projekt“, tha Peshkopi Teodosije.

Milojević tha se investimi në zhvillimin ekonomik ka një rëndësi të madhe.

„Në pyetje është realizimi i një projekti për një fermë të madhe delesh për motrat e manastirit të Graçanicës; ne do të përpiqemi të përmirësojmë zhvillimin ekonomik në periudhën e ardhshme, e cila është me rëndësi të madhe për të gjithë ne“, tha Milojević.

 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com