RAKIC DHE MILOJEVIC NE TAKIM ME AMASADORIN NORVEGJEZ

RAKIC DHE MILOJEVIC NE TAKIM ME AMASADORIN NORVEGJEZ
Burimi: RTK2
Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit Ivan Milojević dhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal Goran Rakiq, u takuan sot me Ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë Jens Eric Grondahl.
Përveç situatës aktuale rreth pandemisë që ka shkaktuar virusi Covid-19 dhe rimëkëmbjes ekonomike pas përfundimit të pandemisë, në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Ministrisë dhe Ambasadës, e cila deri më tani ka qenë në një nivel të lartë.
Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për projektet e ardhshme të përbashkëta që do të synojnë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në Kosovë.