Twitter Facebook Youtube

Shpallje publike per financim te projekt propozimeve te OJQ-ve dhe Mediave te komuniteteve jo-shumice

20.08.202008:59

Shpallje publike për financim të projekt propozimeve të OJQ-ve dhe Mediave të komuniteteve jo-shumicë

 

Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare dhe mediave të regjistruara në Repubikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e promovimin dhe mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të komuniteteve jo-shumicë që jetojnë në Kosove, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet e tyre.


Qëllimi i kësaj shpallje publike është mbështetje për Zyrën për Çështje të Komuniteteve/Zyrën e Kryeministrit (ZÇK-ZKM) në zbatimin e misionit të saj. Misioni i zyrës është që të gjitha komunitetet në Kosovë t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara për të gjithë qytetarët sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës, si dhe të drejtat shtesë që ua mundësojnë atyre ruajtjen e identitetit dhe kulturës së tyre si dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqërinë kosovare.

 

Detajet dhe dokumentet e tjera mund të gjenden në seksionin "Konkurse", ose duke klikuar në linkun e mëposhtem http://www.zck-ks.net/repository/docs/Thirrje_publike_per_OJQ_dhe_Media.rar

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com